Tre liderët rajonalë u takuan në Tiranë për samitin e radhës të Ballkanit të Hapur. Këtë herë, përveç diskutimeve në parim u firmosën edhe disa marrëveshje të rëndësishme mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut nga kryeministri Rama, president Serb Vuçiç dhe kryeministri Zoran Zaev. Në fjalën e tij shefi i qeverisë shqiptare tha se kjo është një iniciativë që e hap Ballkanin dhe i oferon më shumë bashkëveprim.