Top News – Odesa nën sulm…! / Qyteti bombardohet nga ajri, tym i zi në qiell
03/04/2022 14:24

Qyteti-port ukrainas i Odesës ka qenë shënjestër e sulmeve ajrore mëngjesin e të dielës. Këshilli i qytetit dhe Ministria e Brendshme ukrainase kanë konfirmuar këtë lajm, teksa në qytet janë dëgjuar disa shpërthime. Serhiy Bratchuk, zëdhënës i administratës ushtarake rajonale të Odesës, u ka bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë në bunkerë. Ai tha për transmetuesin publik ukrainas se një prej “ndërtesave të infrastrukturës kritike” është goditur. Ndërkaq, Anton Herashchenko, këshilltar i Ministrisë së Brendshme tha se “Odesa u godit nga ajri” me raketa, disa prej të cilave, sipas tij, “u rrëzuan nga forcat ajrore ukrainase. AFP ka raportuar se shpërthimet janë dëgjuar në orën 06:00 sipas kohës lokale, ndërkaq më pas është parë zjarr dhe tym nga një zonë industriale e qytetit. Odesa gjendet në jug të Ukrainës. Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se forcat e saj kanë shkatërruar një rafineri të naftës dhe tri depo të karburanteve. Rusia tha se ka kryer sulme precize nga deti dhe me raketa në rajonin e Odesës, raportoi agjencia ruse e lajmeve Interfax. Kjo ministri tha se kjo infrastrukturë është përdorur nga Ukraina për të furnizuar trupat e saj në afërsi të qytetit Mikolajiv. Ndërkaq, gjatë një mesazhi të shtunën mbrëma, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia dëshiron të marrë kontrollin e rajoneve lindore dhe jugore të Ukrainës. Më herët gjatë kësaj jave, Rusia ka thënë se do të zvogëlojë sulmet në Kiev dhe Çernihiv dhe do të përqendrojë operacionet e saj ushtarake në lindje të Ukrainës, një muaj pasi nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43