Top News – ‘Nuk presim afganë’/ Mitsotakis: Evropa të marrë masa për emigrantët
02/10/2021 17:29

Greqia nuk do të lejojë një përsëritje të krizës së emigrantëve si ajo e vitit 2015, pas përkeqësimit të situatës në Afganistan. Ultimatumi u dha nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis pas një vizite në një kamp të ri refugjatësh të ngritur në një ishull në afërsi të Turqisë. Marrja e Afganistanit nën kontroll nga talebanët ka ngjallur në Evropë frikën e përsëritjes së skenarit të 6 viteve më parë, kur mbi 1 milion azilkërkues nga Siria udhëtuan drejt Evropës duke kaluar nga Turqia në Greqi. Sii shembull të ashpërsimit të politikës së saj kundrejt emigracionit, Greqia hapi më herët gjatë muajit një kamp të financuar nga BE në ishullin Samos, i mbikëqyrur rreptësisht dhe i rrethuar me tela me gjemba. “Solidariteti evropian nuk mund të kufizohet me financimin e ngritjes së kampeve, por me një marrëveshje moderne mbi emigracionin dhe azilin, që do të sjellë një ndarje të drejtë të përgjegjësive për menaxhimin e një problemi kompleks, që prek gjithë Evropën”, u shpreh Mitsotakis. Greqia priti 26 gra afgane, kryesisht avokate dhe gjyqtare, si dhe familjet e tyre, por kreu i qeverisë tha se, ky rast përbën një përjashtim dhe nuk duhet të interpretohet si një tregues i dyerve të hapura. Që prej 15 gushtit, kur talebanët morën Afganistanin, vendi është zhytur në një krizë ekonomike. Kryqi i Kuq ndërkombëtar deklaroi të enjten se brenda pak javësh, në të do të pllakosë një krizë urie, që mund të nxisë emigracionin në masë.

Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10
Top Channel / Protesta edhe në Greqi, Grevë në arsim ditët e ardhshme
19/10 23:25
Top News- Trafikimi i qenieve njerëzore/ DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet
17/10 15:44
Top News – Zgjerimi i BE-së, Merz ‘harron’ Shqipërinë / Përmend vetëm Malin e Zi e Moldavinë
17/10 12:25
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01
Top Channel / BE pa udhërrëfyes për Serbinë, Beogradi drejt përjashtimit nga procesi i integrimit
10/10 19:31
Top Channel/ Radojiçiç në tubimin e SNS-së, i kërkuari për sulmin në Banjskë filmohet në…
10/10 15:18
Top Channel/ Shkup, dhunë ndaj shqiptarëve! Policët godasin dy të rinj të lidhur
10/10 11:07
Top Channel/ Pamje tronditëse nga Shkupi, momenti kur katër policë dhunojnë dy të rinjtë shqiptarë
10/10 10:01
Top News – “Kokaina e liderëve” dominon Greqinë. Trump, Putin e Netanyahu logot e trafikantëve
09/10 21:00
Top News- Policët maqedonas rrahin barbarisht shqiptarët, u dëmtojnë dhe makinën
09/10 20:10