Qeveria ka miratuar një akt të ri normativ për tubimet, i cili ka në fokus dëmet e shkatuara nga protestuesit. Akti parashikon se kushdo që do të përfshihen në akte dhune, do të paguajë për dëmin e bërë, duke u fokusuar kryesisht tek sulmet ndaj bizneseve private apo godinave shtetërore. Por, përgjegjës do të mbahen edhe organizatorët e protestave, kjo në rast se provohet që kanë nxitur dhunën ose nuk kanë bërë përpjekje për ta parandaluar.