Top News- ‘Nuk jam diktator’/ Vuçiç paralajmëron se nuk do garojë më për president
14/08/2025 11:59

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se nuk do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Serbi. Kjo u raportua nga kanali televiziv serb RTS. Gjatë një konference të përbashkët me kancelarin austriak Christian Stoker, presidenti serb tha nga Vjena se është një veteran politik, dhe se nuk mund të kandidojë më për president. “Sa i përket zgjedhjeve, për fat të mirë për ne, përgjegjësia për to rregullohet me ligj. Do të ketë zgjedhje dhe do të shohim se çfarë do të thotë populli. Unë jam veteran politik dhe nuk kam ndërmend të ndryshoj Kushtetutën. Nuk do të kandidoj përsëri, por do të ndihmoj dikë”, tha Vuçiç. Ai shtoi se nëse mbështet një kandidat i cili, sipas mendimit të tij, mund ta udhëheqë Serbinë në të ardhmen, do të luftojë për suksesin e tij në zgjedhje. "Si do ta bëj këtë nuk është temë diskutimi tani dhe unë vetë nuk mund ta them", shtoi presidenti serb. Teksa u shpreh se nuk është dictator, Vuçiç kujtoi se do ta përfundonte karrierën e tij presidenciale pas një viti e gjysmë. Ai ka qenë në krye të presidencës që nga qershori i vitit 2017.

Top Channel / Protesta edhe në Greqi, Grevë në arsim ditët e ardhshme
19/10 23:25
Top News- Trafikimi i qenieve njerëzore/ DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet
17/10 15:44
Top News – Zgjerimi i BE-së, Merz ‘harron’ Shqipërinë / Përmend vetëm Malin e Zi e Moldavinë
17/10 12:25
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01
Top Channel / BE pa udhërrëfyes për Serbinë, Beogradi drejt përjashtimit nga procesi i integrimit
10/10 19:31
Top Channel/ Radojiçiç në tubimin e SNS-së, i kërkuari për sulmin në Banjskë filmohet në…
10/10 15:18
Top Channel/ Shkup, dhunë ndaj shqiptarëve! Policët godasin dy të rinj të lidhur
10/10 11:07
Top Channel/ Pamje tronditëse nga Shkupi, momenti kur katër policë dhunojnë dy të rinjtë shqiptarë
10/10 10:01
Top News – “Kokaina e liderëve” dominon Greqinë. Trump, Putin e Netanyahu logot e trafikantëve
09/10 21:00
Top News- Policët maqedonas rrahin barbarisht shqiptarët, u dëmtojnë dhe makinën
09/10 20:10
Top News – Vuçiç kërcënon shqiptarët. ‘Nuk jam budalla, s’i lejoj të bashkohen për zgjedhjet’
09/10 15:32
Top News- ‘Ishte dora e Kurtit’/ Vuçiç gjen ‘fajtorin’ e bashkimit të shqiptarëve
09/10 13:46
Top News- Goditet rrjeti prorus Rybar/ Arrestohen drejtuesit dhe tre bashkëpunëtorë në Mal të Zi
09/10 11:52
Top News- Mali i Zi pranë anëtarësimit/ Kos paralajmëron nënshkrimin e traktatit verën e ardhshme
07/10 13:13