Top News- Një konflikt i ri në PD!/ Pse Berisha edhe pas fitores së 6 marsit, ndjen rrezik?!
03/04/2022 13:39

Me 3 rezultate në favor të tij, përkatësisht Kuvendin e 11 dhjetorit, referendumin e 18 dhjetorit dhe fitoren përballë Lulzim Bashës në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, Sali Berisha ka nisur përpjekjet për bashkimin e demokratëve, e në plan të parë duhet të ishte i qetë. Por rrethanat e zhvillimet e fundit nuk flasin për aspak qetësi, kur vjen fjala për emrin e Presidentit të ri. Berisha nga Kuvendi foli për blerje deputetësh nga Rama, për votimin e një presidenti që në raundin e parë. Këto akuza i përforcoi edhe në një dalje televizive ku do të shprehej se po flitet edhe për emrin e Bashës si President. Por përse Sali Berisha nuk është i qetë, pavarësisht 3 rezultateve në favor të tij? Ekzistenca e 10 deputetëve që përkrahin akoma Lulzim Bashën, popr edhe grupit tjetër me 17 deputetë kritikë të të dy palëve, e vë rolin e Berishës në pikëpyetje, kur vjen puna për Presidentin e ri. Votat e 10 deputetëve të Bashës do të ishin më se mjaftueshëm që Edi Rama së bashku me deputetët e Partisë Socialdemokrate, të zgjidhnin presidentin, duke shpërfillur Berishën. Në këtë mënyrë 3 fitoret e Berishës nuk do të kishin rëndësinë e duhur, jashtë Partisë Demokratike. Aq më tepër kur duket se mbështetësit e Bashës dhe kritikët e pozicionuar kundër të dy liderëve, kanë mbështetjen ndërkombëtare, përballë liderit historik ‘non grata’ në SHBA. Një përkrahje e tillë jo thjesht nxjerr një president jashtë ndikimit e pëlqimit të Berishës, por edhe shkakton efekt domino, minimizimin e rolit të tij politik, jashtë selisë blu. Presidenti i ri dhe mundësia e bashkëpunimit të Ramës me deputetët e Bashës apo ata që janë kritikë ndaj dy liderëve demokrat, ka shkaktuar një konflikt të ri në PD, e për zgjidhjen e tij duhet pritur 30 prilli, kur do të mbahet Kuvendi i Kombëtar. A do të kemi një paqe e bashkim mes demokratëve? A mund të jetë Lulzim Basha një figurë konsensuale për President dhe a do ta pranojë këtë Berisha? Këto janë pyetjet që pritet të marrin përgjigje në ditët në vijim, teksa anëtarët e Komisionit të Rithemelimit shprehen se në asnjë mbledhje nuk është diskutuar për emrin e Bashës për President.

Top Channel/Trafik qëniesh njerëzore, ndalohet vëllai i Viktor Orban:“Shënjestra e vërtetë jam unë”!
09/11 16:05
Top Channel/ Politikat e emigracionit, Trump e pranon: “E rëndova dorën” me dëbimet!
09/11 16:01
Top Channel/ Ulliri me bollëk, çmimi bie. Në Elbasan vaji i ullirit shitet 400-500 lekë për litër
09/11 15:56
Top Channel/ I heqin tumorin 3.1 kg nga hunda. Ndërhyrje e rrallë kirurgjikale ndaj 71-vjeçarit
09/11 15:52
Top Channel/ Bujqësia, debat për buxhetin. 17.9 mld lekë për vitin 2027, deputetët kritikojnë fondet
09/11 15:39
Top Channel/ Çmimet rriten, rëndojnë familjet. Inflacioni arrin në 3.4% në tetor
09/11 15:36
Top Channel/ Transporti kërkon TVSH 6%. Operatorët kundër rritjes së barrës fiskale: Rrisim çmimet
09/11 15:34
Top Channel/ Vlorë, 90 qytetarë në spital. Dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm, priten analizat
09/11 15:30
Top Channel/ Opozita bojkoton “territorialen”. Reforma pa opozitën, Mazniku ofron bashkëpunim
09/11 15:27
Top Channel/ Hitaj përballet me opozitën. Deputetët kërkojnë dorëheqjen për protestat
09/11 15:23
Top News- SPAK kërkon 2 vite burg për Bener Becin! Jepet pretenca, konvertohet në shërbim prove
09/11 15:20
Top News- Nis faza dy e Territoriales/ Mungon opozita, Mazniku- Duhet gjithëpërfshirje
09/11 15:19
Top News- Gjobiten 21 protestues/ Ndëshkohen me 5000 lekë pasi bllokuan qarkullimin
09/11 15:16
Top Channel/Transferimi i Veliajt, sekret. Drejtoresha e Burgjeve: Urdhri, i klasifikuar për dy vite
09/11 15:16
Top News- “Transferimi i Veliajt sekret”, Drejtoresha e burgjeve jep detaje tek Siguria
09/11 15:10
Top Channel/ SPAK thellon hetimet për Hysenin. Pastrim parash, transferta mijëra euro vëllait
09/11 15:08
Top Channel/ Shefi i kompanisë pranon lidhjen me një grua të dyshuar si spiune kineze
09/11 15:00
Top Channel/ SPAK kërkon mbi 150 vite burg për Shullazin, Berishën dhe bandën e 2005-ës!
09/11 14:56
Top News -Një shekull e gjysmë burg për Shullazin e bandën e tij, SPAK e kryqëzon për vrasjet e 2005
09/11 14:41
Top News – PS dhe PD në tryezë për ‘Zgjedhoren’/ Berisha: Listat e hapura, kusht i domosdoshëm
09/11 14:30