Sadleva Bodo do të marrë drejtimin e Burgjeve pas dorëheqjes së Adriatik Kupit, I cili e mbajti këtë pozicion për një periudhë prej 7 muajsh. Sadleva Bodo e cila mbante detyrën e këshilltares së drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, bëhet e para grua që drejton Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Adriatik Kupi e njoftoi largimin në një postim në rrjetet sociale. Për mua kjo nuk ishtë një përiudhë e lehtë, pasi kishte probleme që kërkonin ndërhyrje të menjëhershme, vendime të vështira që duheshin marrë dhe përgjegjesi që nuk mund të shtyheshin as me minuta. Jam përpjekur t’i përballoj me angazhim maksimal, duke pasur gjithmonë parasysh njerëzit dhe institucionet për të cilat mbaja përgjegjësi. Gjatë këtyre muajve, puna ime është përqendruar në forcimin e sigurisë, përmirësimin e administrimit dhe modernizimin e sistemit penitenciar. Përparësi kanë qenë rritja e përgjegjshmërisë, mbështetja e profesionalizmit të punonjësve dhe përmirësimi i kushteve të trajtimit të personave që vuajnë dënimin.