Top News – Një abetare për të gjithë shqiptarët/ Nis shpërndarja e librit të unifikuar në Kosovë
27/08/2022 19:55

Fëmijët në Shqipëri dhe Kosovë do e fillojnë vitin e ri shkollor me abetare të unifikuar. Librat tashmë janë shtypur dhe janë gati për t’iu dorëzuar fëmijëve që ulen për herë të parë në bangat e shkollës. Shpërndarja në Kosovë ka filluar në disa zona rurale, për të vijuar më pas edhe me shkollat e qyteteve gjatë kësaj fundjave. Ndërkohë në Shqipëri procesi i shpërndarjes së librave pritet të kryhet gjatë javës së parë të shtatorit, duke qenë se viti i ri shkollor fillon në datën 12 shtator. Në Kosovë do të zhvillohet edhe një ceremoni zyrtare, për publikimin e abetares së unifikuar mes dy vendeve. E pranishme do të jetë edhe ministrja e arsimit dhe sportit, Evis Kushi së bashku me homologen e saj Arbërie Nagavci. Abetarja e përbashkët vjen fill pas dakordësisë mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij Albin Kurti gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, për të pasur një abetare të unifikuar që do të shpërndahet më pas kudo ku ka shqiptarë. Vitin e kaluar, të gjithë nxënësit nga klasa e parë e deri në klasën e nëntë përfituan tekstet shkollore falas. Pritet që po e njëjta praktikë të ndiqet edhe gjatë këtij viti shkollor për t’u lehtësuar arsimin nëntë vjeçar, nxënësve të të gjitha shkollave në Shqipëri.

Top News- Valë infektimesh me fruth në Kosovë/ 224 raste, mbi 95% e të infektuarve të pavaksinuar
19/10 19:21
Top News – Mblidhet Kuvendi i Kosovës. Dy çështjet kryesore në tavolinë që pritet të diskutohen
19/10 14:16
Top News- Kosova ‘nuk flet’ me ShBA / Opozita fajëson Vetëvendosjen, Kurti përgjigjet
18/10 12:10
Top News- Operacioni ‘Mali’ në Kosovë/ Kapen 53 kg drogë në vlerë 80 mijë euro, pranga 2 personave
17/10 10:37
Top Channel/ Pakënaqësia me Gjykatën Speciale, Serwer: Kosova më e gatshme të mbrojë sovranitetin!
16/10 12:01
Top News- Misri serb i ndotur/ Kosova e bllokon ngarkesën për ushqim bagëtish
15/10 17:31
Top News- Viti i ri akademik në Kosovë/ Studentët preferojnë degën ‘Biznes, Administratë dhe Ligj’
15/10 14:25
Top News- Ligji për Specialen, Hamza mesazh BE: Presioni ndaj Kuvendit, i papranueshëm
15/10 13:48
Top Channel/ Kurti “kujtohet” për UÇK-në: Qeveria, grup pune për ish krerët e burgosur në Hagë!
15/10 11:35
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Dialogu strategjik me Kosovën/ DASH s’ndryshon qëndrim: Të përmbushen zotimet
14/10 18:55
Top Channel/Kosova “pushton” fushatën zgjedhore në Serbi: Po e përdorin si armë të betejës politike!
14/10 11:46
Top Channel/ Bondsteel bazë e përheshme ushtarake e SHBA, senatori amerikan: Meriton shqyrtim!
14/10 11:35
Top Channel/ Presidentja e Kosovës do rikthimin e Dialogut Strategjik, SHBA: Nuk ndryshojmë qëndrim!
14/10 11:34
Top News- BE përsërit qëndrimin për ligjin e Speciales: Mbështesim punën e Dhomave të Specializuara
13/10 17:13
Top News- Komandanti turk i KFOR largohet/ Konfirmon angazhimin për sigurinë e Kosovës
13/10 11:49
Top Channel / Kosova kërkon dialog me SHBA! Presidentja: Anëtarësimi në NATO, parësor
12/10 23:17
Top News- Kritikat e BE për ligjin e Speciales, partitë në Kosovë: Do mbështesim çlirimtarët në Hagë
12/10 15:32
Top Channel/ Kos: Shqipëria mbyll grupkapitullin e 4 të negociatave me BE, Specialja me probleme!
12/10 11:33
Top News -Ndryshimi i ligjit të ‘Speciales’. Komisionerja Kos: Rrezikojnë integrimin e Kosovës në BE
12/10 11:10