‘Nuk jemi konsultuar në lidhje me përpjekjet në Kosovë, për ta ndryshuar ligjin që themeloi këtë institucion’, kanë reguar për REL, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, pas nismës për të ndryshuar Ligjin e Gjykatës Speciale, nga parlamenti në Kosovë. Në një përgjigje të shkurtër, Specialja është shprehur se ‘nuk komentojnë mbi iniciativat politike’. Ndryshimi i ligjit u iniciua nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), subjektit më të madh opozitar. Për të kaluar në Kuvend ajo duhet ta marrë pëlqimin e Qeverisë dhe të kalojë komisionet parlamentare. Në dokumentin e ndryshimeve të propozuara, kërkohet ndër të tjera, që dënimet më të larta që mund të shqiptohen të jenë 15 vjet burg dhe që të dënuarit të mund të jenë subjekt i faljes presidenciale.