Bashkimi Europian kërkon nga Kosova që të zgjidhë sa më shpejt ngërçin politik në Kuvend dhe të formojë qeverinë e re. Zyra e BE në Prishtinë tha për Radio Evropa e Lirë se është thelbësore që të mos humbet kohë me bllokime në mënyrë që vendi të çojë përpara reformat e rëndësishme, që përmirësojnë kushtet e jetës për qytetarët.