Top News – Nga gërmimet gjenden mbetje mortore në Rahovec
18/12/2020 14:53

Autoritetet e Kosovës konfirmuan se gjatë gërmimeve të bëra në varrezat e komunës së Rahovecit, janë gjetur mbetjet mortore të një personi. Ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore, në mëngjes kishte nisur gërmimet në vendin e caktuar. Valon Hyseni, doktor në Institutin e Mjekësisë Ligjore nga terreni, e konfirmoi lajmin për Radion Evropa e Lirë. Ai tha se trupi i gjetur është i paidentifikuar dhe dërgohet në institut për analiza. Sipas autoriteteve, trupi i gjetur është varrosur gjatë kohës së luftës në Kosovë nga forcat serbe. Arsim Gërxhaliu, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, tha për Radion Evropa e Lirë se këto gërmime kanë nisur pas disa informacioneve dhe urdhëresës nga autoritetet e sistemit të drejtësisë. “Këto punë po bëhen pas urdhëresës nga Prokuroria. Janë informata të cilat vijnë dhe i përpunojmë ne, dhe normalisht që ne jemi të detyruar që t’i kontrollojmë këto terrene”, tha Gërxhaliu. Ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore do të vazhdojë sot gërmimet edhe në një lokacion në komunën e Prizrenit. Kosova vazhdon t’i ketë 1,643 persona, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë që nga vitet 1998-‘99.

Top News- Vrau gruan e tij shtatzënë/ Kosovë, ndërron jetë në spital bashkëshorti
28/08 11:53
Top News – ‘Top zjarri u lëshuan nga Kosova’. Serbia, vorbull konspiracionesh në rrjet
27/08 14:12
Top News- ‘S’ka gjykatë që njollos UÇK-në’/ Kurti për gjyqin në Hagë- Duam të kthehen të lirë
27/08 12:54
Top News- ‘Shkrihet’ ngërçi për presidentin/ Kurti e Abdixhiku flasin për emra konkretë
27/08 12:53
Top News- PDK dhe AAK vazhdojnë protestat/ ‘Kurti të hyjë në derën e Kuvendit, jo të Qeverisë’
27/08 10:19
Top Channel/ Takimi Kurti-Abdixhiku, marrëveshja për presidentin më pranë
26/08 23:05
Top Channel/ Rreh për vdekje bashkëshorten, i moshuari në Kosovë e dhunoi me grushte
26/08 20:13
Top Channel/ Kurti kokë më kokë me Abdixhikun, sërish bisedime për presidentin e ri
26/08 20:03
Top News – Burri vret gruan. Tronditet sërish Kosova, i moshuari mbyt bashkëshorten
26/08 19:30
Top Channel/ Kurti dhe Abdixhiku takohen në Kuvend, diskutime mbi emrat e kandidatëve për president
26/08 19:29
Top Channel/ Opozita rikthehet në Kuvend. PDK dhe AAK: Vazhdoni seancën! Kallëzojnë Qeverinë
26/08 15:00
Top News- Thellohet çështja ndaj Shehollit/ Zbulohet dokumenti që synonte rekrutimin e Kurtit
26/08 14:29
Top News- Aleanca kallëzim ndaj qeverisë Kurti/ Tahiri: Është shkelur legjisalcioni më datë 12 gusht
26/08 13:54
Zbulohet plani i serbëve për Kurtin/ Si u tentua rekrutimi dhe komprometimi i kryeministrit në burg?
25/08 22:09
Top News-‘Kosova do të duket si Kandahari’. Plani serb për shpopullimin e Kosovës u gjet te Sheholli
25/08 20:25
Top Channel/ Gazetari kosovar spiun i Serbisë! Fatmir Sheholli i pandehur edhe për shantazh
25/08 20:02
Top News- ‘Seanca konstituive të vazhdojë’/ PDK dhe Aleanca sërish protestë kundër Kurtit
25/08 11:52
Top News – Kurti i përgjigjet Zelenskyt. ‘Solidariteti me Ukrainën nuk ka qenë kurrë transaksion’
24/08 22:20
Top Channel/ Vritet shtatzëna në Malishevë/ Bashkëshorti dyshohet për vrasjen
24/08 15:07
Top News- PDK e Aleanca kërkojnë konsituimin/ Akuza Kurtit: Nuk do të formojë institucionet
24/08 14:04