Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu "me siguri i ka kuptuar disa gjëra gabim", tha zëvendëspresidenti amerikan JD Vance, ndërsa lidhjet midis dy partnerëve në luftën kundër Iranit duket se janë tensionuar në javët e fundit. Ndërsa Vance nuk dha shembuj, ai i tha CBS Neës, se Netanyahu "pohon në mënyrë agresive interesat e vendit të tij", por se ato nuk janë gjithmonë në përputhje me ato të SHBA-së. Komentet e tij shënojnë një pranim të mëtejshëm publik se marrëdhëniet mes dy aleatëve kanë qenë nën presion kohët e fundit.