Pas asaj të Pfizerit, tashmë edhe vaksina kundër koronavirusit e kompanisë Moderna, ka marrë miratimin urgjent për përdorim të administratës amerikane të Ushqimit dhe Barnave, FDA. Miliona doza të Modernas pritet të nisin të administrohen në Shtetet e Bashkuara, ku gjatë kësaj jave, të parët injeksionin do ta marrin punëtorët shëndetësorë.