Top News – Në Bruksel për uljen e tensioneve… / Takohen negociatorët e Kosovës dhe Serbisë
29/09/2021 13:50

Të mërkurën në Bruksel po qëndrojnë shefat e grupeve negociatore të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, për të diskutuar rrugëdaljen nga situata e krijuar pas vendimit të Kosovës për të zbatuar masën e reciprocitetit për targat e makinave me Serbinë. Të dy negociatorët po takohen fillimisht ndarazi me të dërguarin e BE-së për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ndërsa diskutimeve u është bashkuar edhe Zv/Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar. Diskutimet së mërkurës u bënë të mundura me përpjekjet perëndimore për të ulur tensionet në veriun e Kosovës, ku grupe qytetarësh serbë për të dhjetën ditë me radhë po mbajnë të bllokuara rrugët që shpiejnë në vendkalimet kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe Bërnjak në shenjë proteste ndaj vendimit për targat. Forcat paqeruajtëse të NATO-s zgjeruan patrullimet në zonë të hënën dhe thanë se kanë biseduar më qeverinë dhe udhëheqësit lokal serbë për uljen e tensioneve. Ministri i punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha të martën se serbët në veriun e Kosovës refuzuan një ofertë të trupave të KFOR-it që të përkujdesen për vendkalimet kufitare me Serbinë, në shkëmbim të largimit të barrikadave dhe njësive të posaçme të policisë së Kosovës.

Top News- Plagoset vajza 10-vjeçare shqiptare! Shënjestër i ati, atentati u porosit nga burgu
26/09 14:21
Top News- Breshëri plumbash drejt kafenesë! Plagoset një fëmijë shqiptar, tronditet Athina
26/09 11:43
Top News – Shpërthim në lagjen Plakë të Athinë, shembet godina në lagjen ‘shqiptare’
25/09 13:37
Top News- Ndikimi i Teheranit/ Armët nga Bosnja dhe lidhjet e rrjeteve kriminale në Suedi
25/09 12:17
Top News- Përafrimi i politikave me BE/ Mali i Zi vendos viza për rusët, bjellorusët dhe turqit
25/09 11:05
Top News – Vuçiç dorëhiqet pa dëbuar rusët. Presidenti serb: Do të flas me Putin për naftën
25/09 09:56
Top News- Rënia e rreshterit Bunjaku në Banjskë/ Politika nderon dëshmorin: Agresori vijon i lirë
24/09 12:34
Top News-Kallas takon Kurtin dhe Vuçiçin/ ‘Marrëveshjet e arritura nga Dialogu, janë të detyrueshme’
23/09 14:30
Top News- ‘Ishte një fyerje ndaj viktimave’/ Kroacia kritikon Serbinë për nderimet ndaj Mlladiç
23/09 13:18
Top News- Gafa e ambasadores serbe në Spanjë/Puth flamurin e Holandës dhe bën shenjën e tre gishtave
23/09 10:43
Top News- Athina i përgjigjet Turqisë: “Kimonas” dhe “Centaurus” përballë armatës turke
22/09 22:57
Top Channel/ Paga minimale 1400 euro në Malin e Zi, qeveria miraton paketën e quajtur euromodel
22/09 12:27
Top News – Serbia ‘robotizon’ ushtrinë / Tregon ‘qentë’ kinezë në stërvitjen treditore
21/09 13:22
Top News – 10 mijë euro për të jetuar në Çamëri. Greqia plan për ripopullimin të zonave kufitare
19/09 20:00
Top News – Rritje pagash nga janari në Mal të Zi/ Spajiç: Minimalja arrin deri në 1,400 euro
18/09 13:04
Top News- Shqiptarë e serbë, ‘sherr’ për indianët/ Ironia në Instagram: Ejani në Tiranë e Serbi
17/09 13:49
Top Channel/ Dënimet në Hagë, Vuçiçit nuk i del inati me shqiptarët, kërcënon e shpërthen ndaj Ramës
16/09 23:18
Top News- Vuçiç i pakënaqur me Hagën, mesazh serbëve: Mos festoni, vendimi jo përfundimtar
16/09 22:28
Top News- Tjetër arratisjeje e Alket Rizait/ Theu lejen e posaçme, Greqia e shpall në kërkim
14/09 11:28
Top News- ‘Popull serb ka në Serbi’/ Haxhiu përplaset me deputetin e Listës Serbe
09/09 17:30