Top News – Ndryshimet në vitin 2021/ Bashkë me pagën rriten dhe taksat
10/11/2020 11:31

Pas rritjes së pagës minimale, pritet që të rritet edhe ajo maksimale për efekt të pagimit të sigurimeve shoqërore. Burime nga Ministria e Financave pohuan se ende nuk është vendosur, por paga maksimale pritet të rritet me 15 për qind. Një rritje e tillë do ta çonte pagën maksimale nga 114.7 mijë lekë, që është sot në rreth 131 mijë lekë. Rritja e pagës maksimale pritet që të shtojë automatikisht pagesën për sigurimet shoqërore, e cila ndahet mes punëdhënësit dhe punëmarrësit. Me pagën aktuale maksimale, sigurimet e paguara në total janë rreth 31.9 mijë lekë. Nëse ajo shkon 131 mijë lekë, atëherë sigurimet që do të paguhen nga punëdhënësi dhe punëmarrësi do të jenë 36.5 mijë lekë, ose 4500 lekë në muaj më shumë. Sipas të dhënave të INSTAT, 4.6 për qind e të punësuarve kontribuues në vend kanë një pagë mbi 120 mijë lekë, në fund të tremujorit të dytë 2020. Rritja e pagës maksimale reflekton atë të pagës minimale, që nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të shkojë në 30 mijë lekë, nga 26 mijë lekë që ishte më pare, të dhëna që janë publikuar nga monitor. Ndërsa me pagë minimale paguhen rreth 178 mijë të punësuar në vend, për të cilët pagesa e sigurimeve do të rritet me rreth 1100 lekë në muaj, Ministria e Financave ka llogaritur në projektbuxhetin 2021 se efekti i rritjes së pagës minimale në buxhet do të jetë rreth 3 miliardë lekë, ose rreth 24 milionë euro. Si rrjedhojë, nga rritja e pagës minimale dhe maksimale në 2021, punëdhënësit dhe punëmarrësit do të paguajnë në total rreth 37 milionë euro më shumë taksa mbi pagën.

Top Channel/Trafik qëniesh njerëzore, ndalohet vëllai i Viktor Orban:“Shënjestra e vërtetë jam unë”!
09/11 16:05
Top Channel/ Politikat e emigracionit, Trump e pranon: “E rëndova dorën” me dëbimet!
09/11 16:01
Top Channel/ Ulliri me bollëk, çmimi bie. Në Elbasan vaji i ullirit shitet 400-500 lekë për litër
09/11 15:56
Top Channel/ I heqin tumorin 3.1 kg nga hunda. Ndërhyrje e rrallë kirurgjikale ndaj 71-vjeçarit
09/11 15:52
Top Channel/ Bujqësia, debat për buxhetin. 17.9 mld lekë për vitin 2027, deputetët kritikojnë fondet
09/11 15:39
Top Channel/ Çmimet rriten, rëndojnë familjet. Inflacioni arrin në 3.4% në tetor
09/11 15:36
Top Channel/ Transporti kërkon TVSH 6%. Operatorët kundër rritjes së barrës fiskale: Rrisim çmimet
09/11 15:34
Top Channel/ Vlorë, 90 qytetarë në spital. Dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm, priten analizat
09/11 15:30
Top Channel/ Opozita bojkoton “territorialen”. Reforma pa opozitën, Mazniku ofron bashkëpunim
09/11 15:27
Top Channel/ Hitaj përballet me opozitën. Deputetët kërkojnë dorëheqjen për protestat
09/11 15:23
Top News- SPAK kërkon 2 vite burg për Bener Becin! Jepet pretenca, konvertohet në shërbim prove
09/11 15:20
Top News- Nis faza dy e Territoriales/ Mungon opozita, Mazniku- Duhet gjithëpërfshirje
09/11 15:19
Top News- Gjobiten 21 protestues/ Ndëshkohen me 5000 lekë pasi bllokuan qarkullimin
09/11 15:16
Top Channel/Transferimi i Veliajt, sekret. Drejtoresha e Burgjeve: Urdhri, i klasifikuar për dy vite
09/11 15:16
Top News- “Transferimi i Veliajt sekret”, Drejtoresha e burgjeve jep detaje tek Siguria
09/11 15:10
Top Channel/ SPAK thellon hetimet për Hysenin. Pastrim parash, transferta mijëra euro vëllait
09/11 15:08
Top Channel/ Shefi i kompanisë pranon lidhjen me një grua të dyshuar si spiune kineze
09/11 15:00
Top Channel/ SPAK kërkon mbi 150 vite burg për Shullazin, Berishën dhe bandën e 2005-ës!
09/11 14:56
Top News -Një shekull e gjysmë burg për Shullazin e bandën e tij, SPAK e kryqëzon për vrasjet e 2005
09/11 14:41
Top News – PS dhe PD në tryezë për ‘Zgjedhoren’/ Berisha: Listat e hapura, kusht i domosdoshëm
09/11 14:30