Top News – Ndahet nga jeta në moshën 80 vjeçare/ Shkrimtari dhe poeti Shefki Karadaku
17/03/2021 15:35

Është ndarë nga jeta Shefki Karadaku, një emër i njohur i letërsisë dhe kulturës shqiptare. Poetiu nda nga jeta në moshën 80 vjeçare nga një sëmundje e rëndë. Familja Karadaku ka humbur njeriun e saj të dashur dhe që e bënte të ndjehej krenare. Ndërsa letërsia dhe kultura kombëtare kanë humbur një nga autorët e saj më të shquar. Shefki Karadaku njihet si një nga krijuesit më prodhimtarë e më cilësorë të letërsisë shqipe, në poezi dhe prozë, në gjinitë e tregimit, novelës dhe romanit. Ai u lind n më 9 qershor të vitit 1941 në një nga lagjet tradicionale të Elbasanit, të qytetit ku në vëllimin poetik më të fundit “Trokas” përshkohet nga një fill i hollë lirike dhe malli prekës për vendlindjen e tij. Si pasardhës i një familjeje intelektualësh të këtij qyteti, poezitë e para Karadaku i boton në Gazetën “Drita” dhe “Nëntori”. Librin me poezi “Kënga e karrove të drithit”, e boton në vitin 1967.. Pas mbarimit të Fakultetit Histori-Filologji në vitin 1971 fillon punë në revistën “Ylli” ku punon si redaktor dhe gazetar përgjegjës për 20 vjet me radhë. Në vitin 1991 themelon, së bashku me poetin Petraq Risto, shtëpinë botuese private “Glob” ku botohen një sërë autorësh të mëdhenj si Kafka, Kavabata, etj. Me një karrierë krijuese prej më shumë se gjysmë shekulli, Karadaku është autori i 38 veprave letrare në prozë e në poezi,portretizohet si një nga shkrimtarët e dalluar të kohës së tij. Nga veprat e tij më të njohura përmendim: “Një mijë vjet dashuri”, “Argonautët”, “Vila e magjepsur”, “Salamandrat”, “Gjergj Elez Alia”, “Garderoba e ofiqarit gri”, “Puthja e ngrirë”, “Apokalipsi i gjetheve”, “Argonautët ose 100 ditët shqiptare që tronditën botën”, “Sagë mbretërore” etj.

Top Channel/ Sherr në Korçë! Tre të plagosur
31/08 23:05
Top Channel/ Kina mbledh “rivalët” e Trump, çfarë pritet nga samiti
31/08 22:59
Top Channel/ Sherr masiv në Korçë! Tre të plagosur me thikë
31/08 22:56
Top Channel/ E diel tragjike, 2 të vdekur e 3 të plagosur rëndë nga aksidentet
31/08 22:41
Top News -Protesta kundër emigrantëve në Australi. Mijëra dalin në shesh. Qeveria i dënon si naziste
31/08 22:30
Top Channel/ Vijon goditja ndaj “Zërit të Amerikës”, shkarkohen 500 punonjës të tjerë
31/08 22:10
Top News – Frigatat britanike në Norvegji. Marrëveshje miliarda eurosh për 5 anije luftarake
31/08 22:00
Top Channel/ Shifra tronditëse nga Gjermania, mbi 3 milionë të papunë!
31/08 21:56
Top Channel/ Aksident me 3 të plagosur në Lezhë! Makina përmbyset anës rrugës
31/08 21:34
Top News – Rusia lë pa drita ukrainasit. Sulme me dronë e raketa ndaj infrastrukturës energjitike
31/08 21:01
Top News – Stuhia paralizon qytetet greke. Probleme në Korfuz dhe në zonat në kufi me Shqipërinë
31/08 20:04
Top Channel/ Rusia bombardon rrjetin energjetike të Ukrainës, mijëra banorë në terr
31/08 19:28
Top Channel/ Stuhia shkatërron Greqinë, dëme kolosale në disa zona
31/08 19:27
Top News-Propozimi për zonë të çmilitarizuar.Zelensky kundër-Ata që e thonë, s’njohin luftën moderne
31/08 17:50
Top News – Pas pezullimit, kërkon mbylljen. Trump propozon shkarkimin e 50 punonjësve të VOA
31/08 16:39
Top Channel/ Fiku i Roshnikut / Berat. Fermerët që punojnë për të kultivuar varietetin autokton
31/08 15:18
Top Channel/ Në 15 vite infarktet u dhjetëfishuan / Mjekët thonë se shkak është bërë jeta sedentare
31/08 15:10
Top Channel/Çfarë do bëjë PD në Kuvend? Ivi Kaso: S’kemi luksin që të braktisim asnjë llogore beteje
31/08 14:58
Top Channel/ Zgjedhjet edhe njëherë në Kolegj/ PD vendos të ankimojë rezultatin final
31/08 14:57
Top Channel/Rama: 30 shkolla të reja/Kryeministri: Me 8 shtator, do të presin 8 mijë nxënës e mësues
31/08 14:44