Top News – Naftëtarët lënë grevën/ Të hënën nisin bisedimet me Qeverinë
08/11/2020 13:00

Pas 25 ditësh grevë urie, naftëtarët e Ballshit kanë pranuar kërkesën e kryeministrit Edi Rama, ndërsa kërkojnë të fillojnë dialogun me të ditën e hwnw. Megjithatë, ata kanë paralajmëruar se nëse nuk marrin një zgjidhje, do t’i rikthehen sërish grevës. “Jemi për dialog, jemi shkëputur nga familja. Nëse Kryeministri nuk na jep njw zgjidhje, do t’i rikthemi sërish grevës”, shprehen ata. Prej muajsh tashmë, naftëtarët e Ballshit kërkojnë të marrin pagat e prapambetur si dhe të rifillojnë punën. Ata kanë protestuar disa here para Ministrisë së Transportit, duke mos gjetur një zgjidhje e duke u futur më pas në grevë urie. Megjithatë, kryeministri Edi Rama pati theksuar se nuk ishte kjo mënyra e duhur për ta adresuar problemin, duke i bërë thirrje që të dalin nga greva, në mënyrë që të fillonte një dialog për të gjetur zgjidhje për situatën e tyre. Kwsisoj, thirrja e kryeministrit u dëgjua nga naftëtarët, të cilët theksojnë se nuk lëvizin nga kërkesat e tyre. Pas vendimit të naftëtareve për të mbyllur grevën dhe për të dialoguar, ka reaguar menjëherë kryeministri Edi Rama, i cili shprehet se është lajm shumë i mirë. Përmes një postimi në "Twitter", kreu i qeverisë kërkon që ato të caktojnë përfaqësinë, duke premtuar se do të jetë vetë atje. Më vjen keq për kaq shumë ditë mundim të panevojshëm, përderisa jo vetëm kemi qenë plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit tuaj, po edhe të gatshëm ta qajmë hallin së bashku! Tani caktoni përfaqësinë dhe nesër do të jem vetë aty me ju”- shkruan Rama në Twitter.

Top Channel/Trafik qëniesh njerëzore, ndalohet vëllai i Viktor Orban:“Shënjestra e vërtetë jam unë”!
09/11 16:05
Top Channel/ Politikat e emigracionit, Trump e pranon: “E rëndova dorën” me dëbimet!
09/11 16:01
Top Channel/ Ulliri me bollëk, çmimi bie. Në Elbasan vaji i ullirit shitet 400-500 lekë për litër
09/11 15:56
Top Channel/ I heqin tumorin 3.1 kg nga hunda. Ndërhyrje e rrallë kirurgjikale ndaj 71-vjeçarit
09/11 15:52
Top Channel/ Bujqësia, debat për buxhetin. 17.9 mld lekë për vitin 2027, deputetët kritikojnë fondet
09/11 15:39
Top Channel/ Çmimet rriten, rëndojnë familjet. Inflacioni arrin në 3.4% në tetor
09/11 15:36
Top Channel/ Transporti kërkon TVSH 6%. Operatorët kundër rritjes së barrës fiskale: Rrisim çmimet
09/11 15:34
Top Channel/ Vlorë, 90 qytetarë në spital. Dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm, priten analizat
09/11 15:30
Top Channel/ Opozita bojkoton “territorialen”. Reforma pa opozitën, Mazniku ofron bashkëpunim
09/11 15:27
Top Channel/ Hitaj përballet me opozitën. Deputetët kërkojnë dorëheqjen për protestat
09/11 15:23
Top News- SPAK kërkon 2 vite burg për Bener Becin! Jepet pretenca, konvertohet në shërbim prove
09/11 15:20
Top News- Nis faza dy e Territoriales/ Mungon opozita, Mazniku- Duhet gjithëpërfshirje
09/11 15:19
Top News- Gjobiten 21 protestues/ Ndëshkohen me 5000 lekë pasi bllokuan qarkullimin
09/11 15:16
Top Channel/Transferimi i Veliajt, sekret. Drejtoresha e Burgjeve: Urdhri, i klasifikuar për dy vite
09/11 15:16
Top News- “Transferimi i Veliajt sekret”, Drejtoresha e burgjeve jep detaje tek Siguria
09/11 15:10
Top Channel/ SPAK thellon hetimet për Hysenin. Pastrim parash, transferta mijëra euro vëllait
09/11 15:08
Top Channel/ Shefi i kompanisë pranon lidhjen me një grua të dyshuar si spiune kineze
09/11 15:00
Top Channel/ SPAK kërkon mbi 150 vite burg për Shullazin, Berishën dhe bandën e 2005-ës!
09/11 14:56
Top News -Një shekull e gjysmë burg për Shullazin e bandën e tij, SPAK e kryqëzon për vrasjet e 2005
09/11 14:41
Top News – PS dhe PD në tryezë për ‘Zgjedhoren’/ Berisha: Listat e hapura, kusht i domosdoshëm
09/11 14:30