Top News-Misteri i rrëzimit të helikopterit/Vermosh, si u zbuluan dy autorët nga policia
25/10/2021 19:56

Detaje të reja janë zbuluar nga rrëzimi i helikopterit rreth tre javë më parë në zonën e Vermoshit. Autoritetet bëjnë me dije se në të udhëtonin dy shqiptarë. Ky konkluzion erdhi pas kryerjes së një AND-je, nga gjurmët e gishtërinjve të mbetur në helicopter. Mirëpo, ky është I vetmi detaj I cili është zbuluar nga autorietet, duke mos bërë publike as emrat dhe as ndonjë detaj tjetër në lidhje me dy shtetasit shqiptar. Kjo për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor dhe derisa të zbardhet e gjithë pista e hetimit, emrat dhe identitetit I tyre nuk do t bëhet I ditur. Ngjarja ndodhi më datë 4 tetor, vetëm 50 metra nga kufiri me Malin e Zi. Piloti I helikopterit dhe pasagjeri u larguan menjëherë nga vendi I ngjarjes me një mjet të tipit furoristradë. Policia bëri me dije se njofitmin për rrëzimin e avionit e morën rreth orës 12:30 dhe se policia e Shkodrës, e Malësisë së Madhe dhe ajo kufitare u nisën në vendin e ngjarjes mirëpo ishte tepër vonë, sepse në helikopterin e rrëzuar nuk ndodhej askush. Nga hetimet e kryera, rezultoi se një bari I zonës përreth ka parë të gjithë ngjarjen dhe e ka rrëfyer atë përpara policisë. Sipas bariut, ai e ka pyetur pilotin nëse është mirë, ndërsa ky I fundit nuk I ka kthyer përgjigje, duke ngritur kështu dyshime se ishin të huaj. Më pas pasagjeri k areagaur duke thënë se janë mirë. Bariu gjithashtu është shprehur për grupin hetimor se pranë vendit ku u ul avioni i vogël ka shkuar një makinë e bardhë dhe i ka marrë të dy, pilotin dhe pasagjerin e tij. Dyshimet jane që helikopteri mund të përdorej për transport të lëndëve narkotike, mirepo në zonën përreth nuk është gjetur drogë.

Top Channel / Trump do ta shkarkojë zëdhënësen, Rekord “i zi” në zyrën për shtyp
16/10 23:29
Top Channel / Reagon Avokati i Popullit Shabani: Mbipopullim në komisariate
16/10 23:28
Top Channel / Molotov bashkisë së Shkodrës, Në Vlorë bashkia blindohet me mbrojtëse
16/10 23:26
Top Channel / Protesta, gurë dhe flakë për 10 orë, Përplasje në ditën e katërt në Tiranë
16/10 23:24
Top Channel/Protesta para Kryeministrisë,i riu ngjitet te hyrja e godinës me fëmijën e porsalindur
16/10 23:00
Top News- Luftë dhe paqe në Tiranë/ Policët e studentët shtrëngojnë duart pas përleshjeve
16/10 22:16
Top Channel/ Deputetët e PD-së në Spitalin e Traumës, studentët e dhunuar po marrin kujdes mjekësor
16/10 21:59
Top Channel/ “Jep dorëheqjen”, protestuesit thirrje policisë: Hiqni kapelet
16/10 21:42
Top Channel/ Blindohet Bashkia e Vlorës, vendosen hekura në dyert kryesore dhe dritare
16/10 21:40
Top Channel/Bashkia e Shkodrës në flakë,godina sulmohet me molotovë nga disa persona të maskuar
16/10 21:38
Top Channel/ Përplasje te Kryeministria,gurë drejt policisë,piper dhe gaz lotsjellës përgjigje bluve
16/10 21:35
Top Channel/ “Jep dorëheqjen”, protestuesit thirrje policisë: Hiqni kapelet
16/10 21:35
Top News- Protestuesit hedhin Klevis Balliun në Lanë, kalon në anën tjetër për të shpëtuar
16/10 21:24
Top Channel/ Plagos rëndë gruan me çekiç, arrestohet 73-vjeçari në Vaun e Dejës
16/10 21:15
Top News- Paqe pas shumë orësh “luftë”, policë e protestues i shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin
16/10 21:13
Top News- “Kape se iku”, protestuesit vrap në rrugica për t’i shpëtuar shoqërimeve të policisë
16/10 20:53
Top Channel/ “Paqe” mes protestuesve dhe policisë, tubuesit i shpërndajnë ujë bluve
16/10 20:45
Top Channel/ “Nuk duam ta shkatërrojmë Tiranën”, të rinjtë debatojnë me policinë: Na arrestoni
16/10 20:43
Top Channel/ Protestuesi bën gjestin emocionues dhe fisnik, i jep ujë policisë
16/10 20:38
Top Channel/ Protesta e katërt e dhunshme, Forcat Operacionale patrullim në Tiranë
16/10 20:36