Top News – Mesazhi i Putinit për Trumpin…Rusia bombardon fabrikën amerikane në Ukrainë
22/08/2025 13:07

Rusët bombarduan një fabrikë amerikane në një sulm masiv ndaj Ukrainës që vrau një person dhe plagosi 23 të tjerë. Sulmi ajror ishte një nga sulmet më të mëdha të nisura nga Moska dhe erdhi më pak se një javë pasi Putin u takua me Trump për bisedime paqeje. Forcat ruse lëshuan të paktën 574 dronë dhe një breshëri prej 40 raketash në të gjithë Ukrainën perëndimore. Një pjesë e sulmeve shënjestronte Flex Ltd, e cila është një kompani amerikane dhe një nga prodhuesit më të mëdhenj të elektronikës në botë. Rusët bombarduan fabrikën në Zakarpattia, e cila ka qenë në funksion që nga viti 2012. Fabrika punëson mbi 2,600 persona, raporton The Kyiv Independent. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se sulmet kishin në shënjestër ndërmarrjet e kompleksit ushtarako-industrial ukrainas, duke përfshirë fabrikat e dronëve, depot e magazinimit, vendet e lëshimit të raketave dhe zonat ku ishin mbledhur trupat ukrainase. Por presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Moskën se praktikisht kishte sulmuar një kompani amerikane që prodhon pajisje shtëpiake, asgjë ushtarake. "Rusët e dinin saktësisht se ku i po i lëshonin raketat. Ne besojmë se ky ishte një sulm i qëllimshëm kundër pronës dhe investimeve amerikane në Ukrainë. Sulm i fuqishëm, pikërisht kur bota pret një përgjigje të qartë nga Rusia për negociatat për t'i dhënë fund luftës", tha Zelenski.

Top Channel/ “Të gjithë duan Huang”! Trump, Musk e 200 mijë të tjerë kërkojnë rikthimin e tij
16/11 23:34
Top Channel/ SHBA kaos edhe me bankat! Mijëra klientë nuk kanë akses në llogaritë e tyre
16/11 23:29
Top Channel/ Pattinson do të jetë James Bond i ri, do të luajë rolin e agjentit sekret 007
16/11 23:13
Top News- ‘Nuk do të ketë më ndihmë për Ukrainën’/ Le Pen paralajmëron ulje financash
16/11 22:50
Top Channel/ 400 mijë raste në vit, alarmi për imazhet e abuzimit me fëmijët të krijuara nga IA-ja
16/11 22:43
Top Channel/ Donald Trump kërkon rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s
16/11 22:38
Top Channel/ Momenti tronditës në Peru, Papa Leoni goditet në sy nga rruazat e rruzareve
16/11 22:37
Top Channel/ OBSH ngre alarmin për rezistencës ndaj antibiotikëve mund të vrasë 39 milionë njerëz
16/11 22:34
Top Channel/Robert Pattinson bëhet James Bond i ri! Aktori britanik merr stafetën nga Daniel Craig
16/11 22:30
Top News- Parisi kundër Moskës/ ‘Do i mbrojmë me thonj themelet e sigurisë evropiane’
16/11 22:30
Top Channel/ Sulm me armë zjarri në Afrikën e Jugut, ekzekutohen 17 persona
16/11 22:28
Top News- ‘Moska kërkon tërheqjen e NATO-s’/ BE: Nuk i njohim territoret ukrainase të pushtuara
16/11 22:14
Top News – A po tërhiqet Putin nga Ukraina/ Trump – Rusia mund të ishte treguar më e ashpër
16/11 20:30
Top Channel/ Zbardhet plani i BE për emigrantët, nga 2027 do i çojë në Ruandë
16/11 19:58
Top News – ‘Riktheni Jensen Huang!’ / Musk i bashkohet fushatës pro ish shefit të Nvidias
16/11 16:40
Top Channel/ Britania rihap debatin për hyrje në BE. Dhjetë vjet pas Brexit, Burnham pranon humbjet
16/11 15:31
Top News – Flluska e Inteligjencës Artificiale do plasë / Rrezik recesioni, historia tregon…
16/11 15:06
Top News – Irani, 2500 raketa nën tokë / Bunkerët të mbushur plot, kërcënon bazat në Evropë
16/11 15:03
Top Channel/ Anulimi i samitit të NATO-s, Rutte minimizon situatwn: Aleanca, fleksibile për takimet!
16/11 15:01
Top News – 3200 emigrantë sulmojnë ishujt spanjollë / Emergjencë kombëtare, fluks masiv në Kanarie
16/11 14:39