Top News- Merz i vë kusht Vuçiç/ Gjermania e prerë, s’duron më lojërat gjeopolitike të Serbisë
06/06/2026 19:30

Mesazhet nga Brukseli dhe Berlini po bëhen gjithnjë e më të drejtpërdrejta ndaj Beogradit në lidhje me politikën e saj gjeopolitike. Kancelari gjerman, Friedrich Merz i ka bërë thirrje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që të mos përpiqet të mbajë një politikë të balancuar mes Rusisë, Kinës dhe Bashkimit Evropian. Sipas Merz, një qasje e tillë nuk është më e qëndrueshme në kontekstin aktual gjeopolitik, ku tensionet ndërkombëtare dhe ndarjet politike janë thelluar. Ai theksoi se vendet që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian duhet të jenë të qarta në orientimin e tyre dhe të përafrohen me politikat dhe vlerat e BE-së. “Nëse Serbia e sheh të ardhmen e saj në Bashkimin Evropian, atëherë duhet të tregojë qartë se është e gatshme të ndjekë këtë rrugë pa ekuivok”, tha Merz. Ai shtoi se dera e Bashkimit Evropian mbetet e hapur për Serbinë, por se kjo derë nuk është automatike dhe kërkon vendime të qarta politike, reforma të brendshme dhe harmonizim me politikën e jashtme të unionit. Presidenti serb pas samitit të zhvilluar ditën e premte në Tivat, tha se u diskutua zgjerimi i BE-së dhe marrëdhëniet me Ballkanin Perëndimor. Ai deklaroi se Serbia mbetet e përkushtuar në procesin e integrimit evropian, por njëkohësisht do të vazhdojë të mbrojë interesat e saj kombëtare dhe politikën e saj të jashtme.

Top Channel/ Gates: AI mund të zhdukë 1 mld njerëz! Nuk ka pasur kurrë një armë kaq të fuqishme
25/09 23:03
Top Channel/ Dokumentet tronditëse! Hitleri vrau mbesën e tij?!
25/09 23:02
Top Channel/ “Jemi gati për marrëveshje”, presidenti i Iranit mesazh Trump: SHBA duhet të vendosë
25/09 22:05
Top Channel/ YouTube refuzon marrëveshjen e Metës për sigurinë e fëmijëve: Kemi mekanizmat tanë
25/09 22:04
Top News – Nxënësi me thikë 13 cm në shkollë, terror në klasë, ndërhyn mesuesi
25/09 21:00
Top News- “Na shpëtoni, po digjemi”, anija merr flakë në mes të detit, panik në bord
25/09 20:30
Top News – Aeroporti ‘Silvio Berlusconi’. Milan Malpensa emërohet në nder të ish-kryeministrit
25/09 20:19
Top Channel/ E zbulon Zelensky: Do takohemi me rusët në Emiratet e Bashkuara arabe
25/09 19:59
Top News – Bota muslimane bashkon forcat/ Prapaskenat e paktit trepalësh – Irani mund t’i bashkohet!
25/09 19:44
Top News – Trump, Putin e Zelenski në takim / SHBA propozon një tryezë tre palëshe në Emirate
25/09 16:27
Top News – Makinat do marrin kontrollin e Tokës / Papa lëshon alarmin për IA: Të vendosim rregulla
25/09 16:26
Top Channel/ Komenti për fundet e grave, Tajani kërkon falje: Opozita i kërkon dorëheqjen!
25/09 15:30
Top Channel/ “Kur do vini në Moskë”? Zelensky i kthehet keq gazetarit rus: “Do vij me raketë”!
25/09 15:28
Top News – Një NATO e botës myslimane…Marrëveshja e Mekës, Turqia bën ftesë për zgjerim
25/09 15:23
Top News – Shahed, Geran, Gerbera e Orlan…Dronët që Rusia mund t’i nisë nga flota hije në Mesdhe
25/09 15:09
Top News – Arrestohet aktorja Susan Sarandon / Protestoi kundër Netanjahut, pranga dhe 2 kolegeve
25/09 14:21
Top News – Putin dërgon avionët mbi Finlandë… / Finlanda e Suedia i gjurmojnë, mision i përbashkët
25/09 13:58
Top News – Trump i jep Ukrainës Patriotët / Zelenski konfirmon: Ka marrë vendimin përfundimtar
25/09 13:45
Top News – ‘Largohuni frikacakë’. Izraeli mban shënim shtetet që e bojkotuan në OKB
25/09 13:43
Top News – Trump i dëbon, Papa i afron: ‘Të gjithë gazetarët janë të mirëpritur’
25/09 13:41