Top News – Merkel thirrje për lirimin e Navalnit/ Një nga çështjet e takimit me presidentin Putin
20/08/2021 20:54

Në përvjetorin e parë të helmimit të opozitarit rus, Aleksei Navalny, kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin që ta lirojë atë nga burgu. Këto komente Merkel i bëri pasi u takua në Moskë me Putinin. “I kërkova presidentit rus që ta lirojë Navalnyn”, tha Merkel në një konferencë për media pas takimit në Kremlin. Kjo është vizita e fundit zyrtare e Merkelit në Rusi, pasi ajo do t’I thotë lamtumirë politikës muajin e ardhshëm. Navalny, një kritik i presidentit Putin, u sëmurë rëndë një vit më parë teksa po fluturonte në Siberi. Avioni me të cilin po udhëtonte bëri ulje të detyrueshme në Omsk, ku ai u dërgua në spital. Disa ditë më pas, ai u dërgua në një klinikë në Berlin për trajtim mjekësor. Disa laboratorë kanë thënë se Navalny është helmuar me një agjent nervor, të prodhuar në kohën sovjetike, të grupit Noviçok. Navalny e ka fajësuar Putinin për helmimin, por këto akuza janë hedhur poshtë nga Kremlini. Aktualisht, Navalyn gjendet në burg, pasi u arrestua në janar, pasi u kthye nga Gjermania, ku ishte trajtuar pas helmimit.

Top Channel/ Tragjedi hekurudhore në Spanjë, përplasen dy trena, dyshohet për dhjetëra viktima
28/10 12:53
Top Channel/ Bolsonaro arratiset në SHBA, Humbi zgjedhjet në Brazil dhe sfidoi urdhrin e Gjykatës
28/10 12:53
Top Channel/ Sulm në ambasadën e Izraelit, policia vret sulmuesin e mitur në Beograd
28/10 12:53
Top Channel/ Netanyahu kryeson në Izrael por pa shumicë, partitë arabe kanë çelësin për qeveri
28/10 12:52
Top News – ‘Komploti’ për të shkarkuar Sekretarin e Shtetit. Emiratet paguan 50 mln dollarë Kushner
28/10 12:06
Top News – Rebelohet Gjenerata Z në Halloween / Gjermania në alarm, frikë për skena si në Francë
28/10 11:52
Top News – Zgjedhje pa fitues të qartë në Izrael / Netanyahu dhe Eisenkot, pretendime për udhëheqje
28/10 11:47
Top News – Humbi zgjedhjet dhe rrezikon burgun / Trump i jep ‘azil’ Bolsonaros, DASH miraton vizat
28/10 11:45
Top Channel / Lëkundet pushteti i Netanjahut, kryeson koalicioni opozitar në sondazhe
27/10 23:23
Top Channel / Humbi zgjehdjet në Brazil, Bolsonaro arratiset drejt SHBA
27/10 23:20
Top News- Telefonata me Putin fut në sherr vendet nordike, Danimarka kundër Finlandës dhe Norvegjisë
27/10 22:50
Top News- Putin ndërron mendje, Lavrov zbardh plani: Lufta do përshkallëzohet
27/10 22:33
Top News- ‘Ne i zgjidhim problemet pa SHBA-të’/ Rusia e Irani bashkojnë forcat, ku po troket lufta?
27/10 22:30
Top Channel/ Një ushtarak “rrëzon” Netanjahun?! Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Izrael
27/10 20:05
Top News – Rumania nën kërcënimin rus / ‘Shkelje e rëndë e sigurisë së një vendi të NATO-s’
27/10 16:11
Top News – SHBA e Rusia nuk vendosin për Ukrainën / Merz: Nuk zgjidhet lufta pa Kievin dhe Evropën
27/10 15:32
Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45