Pas protestave që u panë në evropë fundjavën e shkuar, për një sistem arsimi më të mirë dhe kundër rritjes së kostos së jetës, kjo fundjavë, që përkon edhe me ditën e Halloëeen-it, premton të sjellë më shumë flakë e zjarr. Në Francë, Itali, spanjë, shqipëri e vende të tjera, janë paralajmëruar protesta masive ndërkohë që edhe gjermania druhet për kaos. Të rinjtë e Gjeneratës Z në Gjermani, duan po ashtu të protestojnë për arsim më të mirë dhe mbrojtje më të madhe të klimës. Por politikanët gjermanë, kanë nxituar të paralajmërojnë për rrezikun e akteve të dhunshme, si në francë. Një nismë në internet, e quajtur "Gen-Z regelt" ("Gjenerata Z merr situatën në dorë"), ka bërë thirrje për demonstrata në 23 qytete gjermane.