Odisea e zgjedhjes së Presidentit të ri në Kosovë përfundoi në mesnatën e së martës dhe të mërkurës me votimin me 81 vota të akademikes dhe ish ministres së PDK-së, Justina Shiroka Pula. Para hedhjes për votim të emrit të saj, Albin Kurti këmbënguli për emrin e Bekim Sejdiut. Por, ky i fundit refuzoi publikisht ofertën. Vetëvendosje kaloi më pas me emrat e Glauk Konjufcës dhe Feride Rushitit.