Shërbimi Zjarrfikës i Gramshit ka ndërmarrë një operacion të shpejtë shpëtimi mbrëmjen e së mërkurës, rreth mesnatës, për për nxjerrjen nga rreziku të riut me iniciale E.Ç. i cili kishte mbetur i bllokuar në mesin e lumit Devoll. Mësohet se I riu kishte tentuar të kalonte lumin nga fshati Menkollar në drejtim të fshatit Kodovjat, por për shkak të rrjedhës së lumit, ka mbetur I bllokuar në mes të ujit. Falë ndërhyrjes dhe reagimit të efektivëve të shërbimit zjarrfikës, është bërë e mundur nxjerrja e të riut nga lumi në gjendje të mirë shëndetësore.