Top News – Mbahet parada e krenarisë / Beograd, nën sloganin ‘Dashuria është ligj’
19/09/2021 16:32

Nën sloganin “Dashuria është ligj”, pjesëtarë të komunitetit LGBT zhvilluan në Beograd Paradën e Krenarisë për këtë vit. Qindra persona kanë marshuar nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit serb, duke kërkuar që të miratohet ligji, i cili u mundëson pjesëtarëve të këtij komuniteti, të regjistrojnë martesa mes personave të së njëjtës gjini. Qëllimi i Paradës së këtij viti, siç është thënë nga organizatorët, ka qenë rritja e vetëdijes për rastet e dhunës dhe diskriminimit kundër anëtarëve të këtij komuniteti. Kërkesat janë bërë edhe para ndërtesave të Qeverisë dhe Parlamentit, afër të cilave kanë marshuar aktivistët. Kjo është Parada e parë e Krenarisë që është mbajtur në Beograd, prej shpërthimit të pandemisë së koronavirusit në fillim të vitit 2020. Paraprakisht ishte kërkuar që parada të zhvillohej duke respektuar masat kundër pandemisë. Pjesëmarrësit mundën të marrin pjesë në paradë vetëm me certifikatë të vaksinimit kundër koronavirusit, test negativ në këtë virus, apo dëshmi se kanë kaluar sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi në gjashtë muajt e fundit. Testet e shpejta po ashtu kanë qenë të disponueshme në qytet. Në mesin e pjesëmarrësve kanë qenë, Komisionarja për Mbrojtje të Barazisë, Brankica Jankoviq, ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey dhe shumë ambasadorë nga vende të Bashkimit Evropian. Prej vitit 2014, Paradat e Krenarisë janë organizuar pa incidente në Serbi, ndonëse nën masa të rrepta të sigurisë. Policia ka bllokuar grupet e krahut të djathtë që t'i afrohen vendit ku është mbajtur parada.

Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02
Top News – Studentët marshojnë drejt Beogradit / Sfidojnë Vuçiçin në zgjedhje, priten me përqafime
22/10 14:56
Top News – Rrahje, sulme kibernetike e kërcënime / Terror në Serbi, Vuçiç kërkon të zgjasë sundimin
22/10 12:09
Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10
Top Channel / Protesta edhe në Greqi, Grevë në arsim ditët e ardhshme
19/10 23:25
Top News- Trafikimi i qenieve njerëzore/ DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet
17/10 15:44
Top News – Zgjerimi i BE-së, Merz ‘harron’ Shqipërinë / Përmend vetëm Malin e Zi e Moldavinë
17/10 12:25
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01
Top Channel / BE pa udhërrëfyes për Serbinë, Beogradi drejt përjashtimit nga procesi i integrimit
10/10 19:31