Grupi i armatosur libanez Hezbollah ka hedhur poshtë propozimin e armëpushimit të mbështetur nga SHBA-të mes Izraelit dhe Libanit, duke e cilësuar atë si “dorëzim” dhe jo si marrëveshje paqeje. Lideri i Hezbollahut, Naim Qassem, deklaroi se negociatat kanë qenë “të kota” dhe “poshtëruese” për Libanin, ndërsa tha se kushtet e marrëveshjes përmbushin objektivat e Izraelit. Marrëveshja e njoftuar nga SHBA-ja, Izraeli dhe Libani parashikon krijimin e zonave të sigurisë brenda territorit libanez, ku operativët e Hezbollahut nuk do të lejohen të veprojnë. Ajo kushtëzohet gjithashtu me ndërprerjen e plotë të sulmeve nga grupi i mbështetur nga Irani.