Top News – Mali i Zi në flakë, rrezikohen njerëzit / Pret ndihmë nga Bosnja, Austria e Hungaria
13/08/2025 14:47

Situata me zjarret në Malin e Zi mbetet e rënduar, sidomos në Podgoricë. Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, Ministria e Punëve të Brendshme tha se dy helikopterë të ushtrisë po shuajnë vatrat e zjarrit që rrezikojnë njerëzit dhe shtëpitë në territorin e Podgoricës. Në të njëjtën zonë po vepron edhe një helikopter nga Serbia. Zjarre aktive janë raportuar edhe në katër qytete të tjera të vendit, kryesisht në pjesën qendrore dhe veriore. Ndërkohë, është ndërprerë qarkullimi në kanionin e Platijes, një nga rrugët që lidh kryeqytetin me veriun e Malit të Zi. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, avionët zjarrfikës “Canadair” nga Kroacia dhe Italia kanë shuar zjarre në bregdetin malazez, duke lëshuar mbi 300 tonë ujë mbi zonat e përfshira nga flakët. Pas ndërhyrjes, ata janë kthyer në vendet e tyre, siç ishte planifikuar, ndërsa rikthimi i tyre në Mal të Zi do të varet nga situata në terren. Presidenti Jakov Milatoviç bëri të ditur se Bosnje Hercegovina ka miratuar dërgimin e një helikopteri për ndihmë në Mal të Zi. Po ashtu, pritet edhe një helikopter nga Hungaria dhe një ekip prej 50 deri në 60 zjarrfikësish nga Austria. Autoritetet thanë se po përdorin dronë për të monitoruar terrenin, për të lokalizuar vatrat dhe për të identifikuar shkaktarët e zjarreve. Po ashtu, autoritetet e Podgoricës u kanë bërë thirrje pushuesve që të largohen nga lumenjtë Moraça, Zeta dhe Cijevna, në mënyrë që helikopterët të mund të marrin ujë për shuarjen e zjarreve. Të enjten ndërkohë, Mali i Zi do të jetë në Ditë Zie në nderim të ushtarakut Dejan Bozhoviç, i cili humbi jetën një ditë më parë gjatë përmbysjes së cisternës me ujë për shuarjen e zjarreve pranë Podgoricës. Kolegu i tij mbeti i plagosur rëndë.

Top Channel / Protesta edhe në Greqi, Grevë në arsim ditët e ardhshme
19/10 23:25
Top News- Trafikimi i qenieve njerëzore/ DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet
17/10 15:44
Top News – Zgjerimi i BE-së, Merz ‘harron’ Shqipërinë / Përmend vetëm Malin e Zi e Moldavinë
17/10 12:25
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01
Top Channel / BE pa udhërrëfyes për Serbinë, Beogradi drejt përjashtimit nga procesi i integrimit
10/10 19:31
Top Channel/ Radojiçiç në tubimin e SNS-së, i kërkuari për sulmin në Banjskë filmohet në…
10/10 15:18
Top Channel/ Shkup, dhunë ndaj shqiptarëve! Policët godasin dy të rinj të lidhur
10/10 11:07
Top Channel/ Pamje tronditëse nga Shkupi, momenti kur katër policë dhunojnë dy të rinjtë shqiptarë
10/10 10:01
Top News – “Kokaina e liderëve” dominon Greqinë. Trump, Putin e Netanyahu logot e trafikantëve
09/10 21:00
Top News- Policët maqedonas rrahin barbarisht shqiptarët, u dëmtojnë dhe makinën
09/10 20:10
Top News – Vuçiç kërcënon shqiptarët. ‘Nuk jam budalla, s’i lejoj të bashkohen për zgjedhjet’
09/10 15:32
Top News- ‘Ishte dora e Kurtit’/ Vuçiç gjen ‘fajtorin’ e bashkimit të shqiptarëve
09/10 13:46
Top News- Goditet rrjeti prorus Rybar/ Arrestohen drejtuesit dhe tre bashkëpunëtorë në Mal të Zi
09/10 11:52
Top News- Mali i Zi pranë anëtarësimit/ Kos paralajmëron nënshkrimin e traktatit verën e ardhshme
07/10 13:13