Top News – Mali i Zi ‘i kthehet’ Serbisë / ’Kërcënimet për Kosovën janë të papranueshme!’
22/08/2023 14:26

Presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviç, ka reaguar pas kërcënimeve të ministrit serb të Mbrojtjes, me destabilitet të rajonit. Duke reaguar pas kërcënimeve të serbisë ndaj Malit të Zi dhe Maqedonisë së veriut, si dy vende që e kanë njohur kosovën, Milatovic tha se është e papranueshme cdo përpjekje e aktorëve të huaj, qofshin këta edhe rajonalë, për të ndërhyrë drejtpërdrejt apo tërthorazi në krijimin e qeverisë në Mal të Zi. Ministri i Mbrojtjes i Serbisë dhe kryetari i Partisë Progresive Serbe, Millosh Vuçeviç tha më herët se “Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e kanë ofenduar Serbinë me njohjen e pavarësisë së Kosovës”, duke theksuar se “kjo përbën ndërhyrje në punët e brendshme të një vendi” dhe duke kërcënuar me destabilizimin e rajonit. “Keni bërë një gabim që do t’ju godasë në kokë, ashtu siç po ndodh në Ukrainë, do të godasë të gjithë ata që e promovuan Kosovën si shtet të pavarur. Ju keni hapur kutinë e Pandorës. Përgjigjet tuaja burokratike se Kosova është ‘sui generis’, se është një rast i veçantë, janë qesharake. As Albin Kurti dhe as Tirana nuk e besojnë në këtë”, tha Vuçevic për mediat serbe. Vec Malit të zi, edhe maqedonia e veriut dhe shqipëria kanë shprehur shqetësim për komentet e ministrit serb të mbrojtjes. Ministri i jashtëm i maqedonisë së veriut, Bujar Osmani, tha se vendi i tij i konsideron të papërshtatshme këto komente. “Ne duam stabilitet rajonal dhe bashkëpunim, si me serbinë ashtu edhe me kosovën. Ne presim sqarime nga ministri serb i mbrojtjes”, tha Osmani të hënën. Në intervistën e tij Vucevic po ashtu paralajmëroi se Tirana po përpiqet të krijonte një shqipëri të madhe në rajon dhe tha se mali i zi dhe maqedonia e veriut duhet të jenë të vetëdijshme për kërcënimin.

Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10
Top Channel / Protesta edhe në Greqi, Grevë në arsim ditët e ardhshme
19/10 23:25
Top News- Trafikimi i qenieve njerëzore/ DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet
17/10 15:44
Top News – Zgjerimi i BE-së, Merz ‘harron’ Shqipërinë / Përmend vetëm Malin e Zi e Moldavinë
17/10 12:25
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01
Top Channel / BE pa udhërrëfyes për Serbinë, Beogradi drejt përjashtimit nga procesi i integrimit
10/10 19:31
Top Channel/ Radojiçiç në tubimin e SNS-së, i kërkuari për sulmin në Banjskë filmohet në…
10/10 15:18
Top Channel/ Shkup, dhunë ndaj shqiptarëve! Policët godasin dy të rinj të lidhur
10/10 11:07
Top Channel/ Pamje tronditëse nga Shkupi, momenti kur katër policë dhunojnë dy të rinjtë shqiptarë
10/10 10:01
Top News – “Kokaina e liderëve” dominon Greqinë. Trump, Putin e Netanyahu logot e trafikantëve
09/10 21:00
Top News- Policët maqedonas rrahin barbarisht shqiptarët, u dëmtojnë dhe makinën
09/10 20:10