Top News-Makina inteligjente bën kërdinë / Vetëm në dy ditë ndëshkohen mbi 2 mijë shoferë
01/11/2021 17:43

Shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme, vijojnë kontrollet intensive në të gjithë vendin, duke përdorur makinën inteligjente, radarë, dronë, mjete të pauniformuara, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues, për parandalimin e aksidenteve rrugore. Gjatë 48 orëve të fundit janë evidentuar në shkelje, nga makina inteligjente, 668 drejtues mjetesh, të cilëve do t’u shkojë masa administrative në banesë. Gjithashtu, në të gjithë vendin, gjatë kontrolleve permanente janë evidentuar dhe ndëshkuar 2342 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Janë pezulluar 223 leje drejtimi, nga të cilat 151 për shpejtësi mbi normat e lejuara, shumica e rasteve të konstatuara nga makina inteligjente, 61 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 11 për qarkullim në sens të kundërt. Gjatë fundjavës janë arrestuar 28 shtetas, nga të cilët 21 janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 7 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

Top Channel/ Hidrovori i Vlorës me një pompë, investimi 157 milionë lekë ende pa u marrë në dorëzim
16/11 23:31
Top Channel/ Përmbytje në Lezhë, disa minuta reshtje krijuan probleme për banorët
16/11 23:23
Top Channel/ Ndërpritet projekti i Kushner në Serbi, nuk do të ndërtohet hoteli luksoz
16/11 23:21
Top Channel/ Reshjet shkaktojnë dëme në Kukës, dëmtohet një urë e përmbytet rruga e Hasajt
16/11 23:17
Top Channel/ Procesi për vrasjen e dy fëmijëve, s’ka gjykim të shkurtuar për Radaçin
16/11 23:15
Top Channel/ Shoferët në protestë në Durrës, kërkojnë zgjidhje për rregullin ‘Shengen’
16/11 23:07
Top Channel/ Përleshje fizike në bulevard, protesta humb qetësinë
16/11 23:05
Top Channel/ Rama nxjerr postimet e “rusit” në protestat e Tiranës: BE e sanksionoi
16/11 23:02
Top Channel/ Arkivat kërkojnë më shumë fonde, buxheti 2027 i pamjaftueshëm
16/11 22:21
Top News- OSBE takim me Gjiknurin e Bylykbashin/ Kërkohet përparim në reformën zgjedhore
16/11 22:00
Top News- Ndërron jetë shefi i Krimeve në Vlorë/ U përfshi në një aksident rrugor në autostradë
16/11 21:37
Top News- Vdes në aksident rrugor shefi i krimeve të rënda në Policinë e Vlorës
16/11 21:25
Top News- Tensione në protestë! Dita e 170-të, Policia shoqëron protestues
16/11 21:24
Top Channel/ Rreshjet e shiut në Lezhe shkaktuan grumbullim të ujit në disa rrugë
16/11 21:00
Top Channel/ Tensione në Bulevard, shoqërohen dy protestues, tentuan të çajnë kordonin policor
16/11 20:36
Top News – ‘Shtyhet samiti i NATO-s në Tiranë’. AP- nuk pati dakordësi mes aleatëve për datën
16/11 20:30
Top Channel/ Ermal Lulaj ndëron jetë në aksident, ishte Shefi i Krimeve të Rënda, Vlorë
16/11 20:12
Top News- Përplasje me efektivët e policisë, protestuesit thirrje para godinës së kryeministrisë
16/11 20:10
Top Channel/ Protestuesit vazhdojnë nëpër rruge, policia i largon nga Kryeministria
16/11 20:09
Top Channel/ Protestuesit përplasen me kordonin e policisë në Bulevard para Kryeministrisë
16/11 20:07