Top News-Mafia italiane ka ndryshuar/Më pak dhunë e më shumë ‘këmisha të bardha’
22/09/2021 14:24

Në një raport që drejtoria hetimore antimafia ka dorëzuar në parlamentin italian, zbulohet se si krimi i organizuar ka ndryshuar. Cosa Nostra, Camorra dhe Ndrangheta, punojnë në të njëjtën kohë për të zgjeruar kapacitetet e ndikimin, por e bëjnë këtë gjithnjë e më shumë në sinergji me të ashtuquajturat Këmisha të bardha, duke zëvendësuar dhunën me linja veprimi të infiltrimit të heshtur. Në thelb, shpjegojnë ekspertët e drejtorisë së hetimit anti mafia, DIA, të gjitha organizatat mafioze kanë përshpejtuar procesin e transformimit që në fakt ka nisur prej kohësh, por ka hequr dorë sidoqoftë nga dominimi në territor dhe nga presionet frikësuese që i garantojnë atyre njohje në kuptimin e fuqisë kriminale. Dëshmi e këtij zhvillimi janë edhe të dhënat: në krahasim me vitin 2019, është regjistruar së fundmi një rënie e vrasjeve në tip mafioz dhe grupeve mafioze, por nga ana tjetër ka një rritje të krimeve të kryera me sipërmarrje të paligjshme, infiltrime në sektorët e prodhimit dhe përvetësim të fondeve publike. Episodet e korrupsionit kanë shënuar rritje, e po ashtu edhe elementë të tjerë. E në një kuadër të tillë, përvec sektorëve tradicionalë të interesit, shantazh, përvetësim dhe trafik droge, mafia tani është orientuar në sektorët e lojërave të fatit dhe basteve, edhe falë mundësive të ofruara nga teknologjia. Ata janë bërë sipërmarrës të distancuar nga klanet, ngrenë shoqëri në parajsa fiskale dhe krijojnë kështu një qark paralel me atë ligjor që u lejon jo vetëm të fitojnë më shumë por edhe të riciklojnë në mënyrë anonime sasi shumë të mëdha parash.

Top Channel/Von der Leyen nesër në Tiranë, takim ‘kokë më kokë’ me Ramën para Forumit të Investimeve
12/10 22:36
Top Channel/ Hamasi: Të hënën nis lirimi i pengjeve- Izraeli gati të shpërthejë tunelet nëntokësore!
12/10 15:12
Top News – SHBA përcakton shënjestrat në Rusi / Inteligjenca amerikane ndihmon Ukrainën
12/10 14:42
Top News – Plas lufta mes Pakistanit e Afganistanit/ Mbyllet kufiri mes vendeve, 58 ushtarë të vrarë
12/10 14:41
Top News – Aleancë e fortë Kinë-Kore e Veriut / Forcohet bashkëpunimi strategjik mes dy vendeve
12/10 14:38
Top News – Nis sistemi digjital i kufijve / BE, regjistrim elektronik i të dhënave të shtetasve
12/10 13:16
Top News – ‘Mision i Pamundur’ në Paris / Kryeministri Lecornu përgatitet për betejën e buxhetit
12/10 13:16
Top News – Joe Biden nën radioterapi / Ish presidenti po trajtohet për kancerin e prostatës
12/10 13:14
Top News – Mision 12 orësh pranë kufirit rus / Avionët britanikë bashkë me SHBA-në e NATO-n
12/10 13:14
Top News – Ndahet nga jeta aktorja e njohur / Shuhet në moshën 79 vjeçare Diane Keaton
12/10 13:12
Top Channel/ Trump-Zelensky/ Presidenti i kërkon “plan” si për Gazën: Ndalni luftën edhe tek ne
12/10 00:10
Top News- Sulme me dron e predha artilerie/ Vijon lufta në Sudan, të paktën 60 viktima nga ofensiva
11/10 22:00
Top News- Mision në kufirin rus, avionët luftarakë të Britanisë e SHBA trembin Moskën
11/10 21:15
Top News- Dritë në fund të tunelit për Gazan/ OKB merr dritën jeshile për dërgimin e ndihmave
11/10 18:42
Top News- Izrael-Hamas takohen të hënën/ Në praninë e Trump, nënshkruhet marrëveshja e paqes
11/10 18:22
Top Channel/ Afgani kërcënoi Nigel Farage, Gjykata shpall fajtor pasi hodhi një video në Tik Tok
11/10 15:40
Top Channel/ Samit për rindërtimin e Gazës, pas përfundimit të luftës do diskutohet e ardhmja
11/10 14:15
Top News- Korea e Veriut nxjerr ‘bishën’ e re/ Prezanton raketën që mund të godasë SHBA-të
11/10 13:58
Top News- Sulmohet kryebashkiakja/ Vajza e adoptuar qëllon disa herë, mister shkaku
11/10 13:13
Top News- Shqiptari kapet me pistoletë e kokainë në Greqi, po lëvizte me makinë kur u prangos
11/10 13:02