Top News – Macron ndryshon flamurin francez / Presidentit i pëlqen më shumë bluja e errët
15/11/2021 12:22

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka kaluar nga bluja e mëparshme më e lehtë në flamurin francez, tek ajo më e errët. Mediat franceze thonë se Macron donte të kthente blunë më të errët në flamur, një simbol ky i revolucionit francez. Sidoqoftë, të dy versionet, me blu më të lehtë dhe më të errët, janë përdorur në vend për dekada. Marina franceze dhe shumë ndërtesa qeveritare në vend kanë përdorur gjithnjë versionin e dytë, atë të blusë së errët. Por në 1976, nën presidentin Giscard D’Estaing, shteti francez prezantoi një blu më të lehtë në flamurin tre ngjyrësh që u shpalos në selinë e BE. Ai vendim, sipas mediave franceze, ishte pjesërisht një vendim estetik, sepse flamuri francez dhe ai i BE-së valëvizten shpesh pranë njëri tjetrit. Pallati i Elizeut ndërkohë nuk ka bërë komente publike për ndryshimin e flamurit dhe nuk ka lëshuar as një urdhër që institucionet e tjera të zëvendësojnë atë. Ka patur raporte për mosmarrëveshje në lidhje me qëndrimin e Macron me disa që argumentonin se ngjyra e re është e shëmtuar dhe bën kontrast me flamurin e BE-së dhe të tjerë ndërkohë janë nostalgjikë për versionin e para vitit 1976. Franca do të marrë presidencën e BE në janar dhe kontrasti mes dy llojeve të ndryshme të blusë në flamuj, do të jetë më i dukshëm se kurrë.

Top Channel/ Ukraina, paqja vjen me kosto? Trump paralajmëron ndryshime territoriale!
09/11 12:04
Top Channel/ Izrael, a e krijon dot Eisenkot qeverinë? Tre skenaret, përfshirë aleancën me arabët!
09/11 11:52
Top News – Ekstremet ‘ngrihen’ në Francë / Le Pen dhe Melenchon kryesojnë garën presidenciale
09/11 11:43
Top Channel/Bisedime sot në Francë, studentët: “Nuk i ndalim protestat, presioni duhet të vazhdojë”!
09/11 11:42
Top Channel/ Sulmi në Poloni, agresori vdes në spital: Dy mjekë e ndihmuan në vendngjarje!
09/11 11:41
Top Channel/Fundi i Netanyahut? “Do sulmohet Parlamenti”, plani i Bibit për të qëndruar në pushtet!
09/11 11:41
Top News – Terrorizoi Poloninë, vrau 9 persona / Autori i sulmit në Krakov ka vdekur në spital
09/11 11:31
Top News- Liderët të njohin kufijtë e pushtetit! Papa Leoni i thotë aleatit të Trumpit në Argjentinë
09/11 11:31
Top News – Shembje akullnajash, përvëlim e thatësirë/Lëshohet alarmi: 2026-a, më i nxehti në histori
09/11 11:30
Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09