Autoritetet spanjolle kanë evakuuar banorët në Tazacorte, në ishullin e Las Palmas të kanarieve, që konsiderohet në rrezik për shkak të shpërthimit të vullkanit Cumbre Vieja. Deri më tani, janë 5500 të pastrehët që nga fillimi i emergjencës, sipas buletinit të fundit të qeverisë rajonale të Kanarieve. Nuk ka fatmirësisht viktima ndërkohë që rrëketë e llavës po shkojne ngadalë drejt detit, duke marrë me vete gjithcka që u ka dalë përpara. Rezultojnë të dëmtuara më shumë se 100 shtëpi si edhe disa rrugë dhe infrastruktura të tjera, përvec shumë tokave të mbjella.