Top News – Lironi menjëherë Navalnin!/ BE dhe SHBA paralajmerojnë Rusinë
18/01/2021 11:48

Shtetet e Bashkuara dhe disa qeveri europiane kërkuan lirimin e menjëhershëm të liderit opozitar rus, Aleksei Navalny, të prangosur fill pas mbërritjes në Moskë. 44 vjecari u kthye në vendin e tij pesë muaj pasi shkoi në buzë të vdekjes për shkak të agjentit nervor Novichok. Navalny, kritik I njohur I Kremlinit, është I bindur se ishin autoritetet ruse ato që deshën ta helmonin. Qeveria e presidentit Vladimir Putin e mohon me forcë një gjë të tillë. Prangosja shkaktoi reagime te menjëhershme ndërkombëtare. Ministri I jashtëm gjerman, Heiko Maas deklaroi se Rusia duhet të respektojë kushtetutën e saj dhe është e lidhur përmes detyrimeve ndërkombëtare me parimin e ligjshmërisë dhe ruajtjen e të drejtave qytetare. "Këto parime duhet sigurisht të zbatohen edhe në drejtim të Aleksej Navalnyt. Ai duhet të lirohet pa vonesë, " tha Maas. Navalny pas shërimit u kthye me vetëdije nga Gjermania në Rusi. "Që ai arrestohet nga autoritetet ruse menjëherë pas mbërritjes së tij është tërësisht e pakuptueshme", ka theksuar Maas. Më tej ministri i Jashtëm gjerman, ka theksuar se "Navalny është viktimë e një atentati të rëndë me helm në tokën ruse". Qeveria gjermane pret për më tej që "Rusia të bëjë gjithçka, për të zbardhur tërësisht këtë atentat dhe të nxjerrë para përgjegjësisë autorët e tij."Rasti Navalny solli tensionim të marrëdhënieve diplomatike mes Gjermanisë dhe Rusisë vitin e kaluar. Qeveria gjermane dhe vende të tjera perëndimore folën për një përpjekje për vrasje. Gazeta amerikane "Neë York Times" shkruan mbi arrestimin e Navalnyt, se "represioni është e vetmja rrugë që njeh Putini.

Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25