Top News – Lirohet Radoiçiç, as 48 orë në qeli / I ndalohet shkuarja në Kosovë, do mbrohet në liri
04/10/2023 10:50

Një gjykatë në beograd e la këtë mëngjes të lirë Milan Radoicic, por i vendosi atij një kufizim që e ndalon të dalë nga banesa, shkruan e përditshmja e beogradit, Blic. Ai po ashtu e ka të ndaluar të shkojë në Kosovë dhe të lërë serbinë pa një miratim nga gjykata ndërkohë që duhet të paraqitet në stacionet e policisë cdo datë 1 dhe 15 të cdo muaji. Po ahstu dokumentet e tij të udhëtimit, saktësisht pasaporta e tij serbe, është konfiskuar dhe ai është paralajmëruar se mund të kthehet në qeli nëse shkel ndonjë prej këtyre masave dhe obligimeve. Ai u mor në pyetje një ditë më parë në pallatin e drejtësisë dhe zyra e prokurorit publik të beogradit kërkoi mbajtjen e tij në paraburgim për 48 ore. Ai akuzohet nga autoritetet në Beograd, për blerje të armëve, municioneve dhe mjeteve shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla në Bosnje dhe Hercegovinë, nga janari 2023 deri më 24 shtator. Vetë Radoiçiq e ka mohuar kryerjen e këtyre krimeve. Më 29 shtator, Radoiçiq - i cili është në listën e zezë të SHBA-së për shkak të pjesëmarrjes së dyshuar në krim të organizuar ndërkombëtar - mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë. Në këtë fshat të komunës së Zveçanit, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës më 24 shtator, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues. Radoiçiq ishte nënkryetar i Listës Serbe - partisë më të madhe të serbëve të Kosovës - por dha dorëheqje nga kjo pozitë në ditën kur mori përgjegjësinë për sulmin.

Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01
Top Channel / BE pa udhërrëfyes për Serbinë, Beogradi drejt përjashtimit nga procesi i integrimit
10/10 19:31
Top Channel/ Radojiçiç në tubimin e SNS-së, i kërkuari për sulmin në Banjskë filmohet në…
10/10 15:18
Top Channel/ Shkup, dhunë ndaj shqiptarëve! Policët godasin dy të rinj të lidhur
10/10 11:07
Top Channel/ Pamje tronditëse nga Shkupi, momenti kur katër policë dhunojnë dy të rinjtë shqiptarë
10/10 10:01
Top News – “Kokaina e liderëve” dominon Greqinë. Trump, Putin e Netanyahu logot e trafikantëve
09/10 21:00
Top News- Policët maqedonas rrahin barbarisht shqiptarët, u dëmtojnë dhe makinën
09/10 20:10
Top News – Vuçiç kërcënon shqiptarët. ‘Nuk jam budalla, s’i lejoj të bashkohen për zgjedhjet’
09/10 15:32
Top News- ‘Ishte dora e Kurtit’/ Vuçiç gjen ‘fajtorin’ e bashkimit të shqiptarëve
09/10 13:46
Top News- Goditet rrjeti prorus Rybar/ Arrestohen drejtuesit dhe tre bashkëpunëtorë në Mal të Zi
09/10 11:52
Top News- Mali i Zi pranë anëtarësimit/ Kos paralajmëron nënshkrimin e traktatit verën e ardhshme
07/10 13:13
Top News- Vuçiç si Millosheviçi/ Mund të ketë të njëjtin fat, studentët para në sondazhe
06/10 15:08
Top News- Zgjedhjet në Bosnje/ Dodik shpall fitoren në Republikën Srpska
05/10 11:49
Top News – Votohet për presidencën trepalëshe / Boshnjakët në zgjedhje, vendoset rrugëtimi drejt BE
04/10 12:25