Sportistët e Sport Klub Tiranës po vijojnë të japin rezultate të shkëlqyera në garat ndërkombëtare. Skiatorja e talentuar Lara Colturi që garon për Shqipërinë arriti të kualifikohet në finale e ‘Sllallomit gjigand’ në Solden, duke u renditur e 16-ta në etapën inaguruese. Ndalesa e radhës është me 16 Nëntor në Levi.