Disa protestues u mblodhën që në orën 9 në sheshin Skënderbej dhe rrugët pranë Kuvendit të Shqipërisë, ku këtë të enjte mbahet seanca pleanre, ku në rend dite është edhe miratimi i reformës territoriale. Forca të shumta policie janë vendosur në këtë zonë, duke caktuar një perimetër të madh sigurie.