Top News- Kush janë shefat e krimeve që i shërbyen trafikantëve, SPAK jep detaje nga aksioni
02/03/2025 15:02

Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me arrestimin e tre efektivëve të policisë me kërkesë të SPAK dhe vendim të GJKKO si të dyshuar për përfshirje në trafikun e drogës. Në total u lëshuan 10 masa sigurie, ndërsa mes të ndaluarve janë Shkëlzen Ruska, shefi i Krimeve në Himarë, Ervis Alisinanaj, shefi i Krimeve në Lushnjë dhe Ish-efektivi Erdit Hazizaj, I cili ka qenë dhe kandidat i Berishës për kryetar bashkie në Roskoves më 2023. Në kërkim vijon shefi I policisë kufitare të Sarandës Elvis Dervishi. Ndaj grupit, pjesë e të cilit janë dhe drejtuesit e lartë të policisë rëndojnë një sërë akuzash, mes të cilave ajo e kultivimit e trafikimit të lëndëve narkotike; grupit të strukturuar kriminal; shpërdorimit të detyrës por dhe armëmbajtjes pa leje dhe falsifikimit të dokumenteve. Droga trafikohej, sipas SPAK nga Shqipëria drejt Greqisë. Ndërsa hetimet u kryen në basjlëpunim të ngushtë me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese franceze dhe greke. Grupi I strukturuar kriminal vepronte në Sarandë gjatë viteve 2019-2021, ndërsa pjesëtaret e tij kishin detyra të caktuara për kultivimin e drogës që e mbillnin në zonat të caktuara por dhe ambiente të mbyllura. më pas droga dërgohej drejt Greqisë për t’u shitur, në krye të grupit ishte Kristi Qirici dhe Eldian Allushi. Përvec tyre pjesë e grupit ishin dhe dy italianë që janë dënuar në Greqi. Sipas SPAK, nëse anëtarët kapeshin, rrejti u mundësonte pagesën e avokatëve por dhe shërbime të tjera. Ndërkohë shefi I kufirit Elvis Dervishi dhe ish-efektivi Erdit Hazizaj I ndiuhmonin me këshilla e informacione duke u dhënë siguri në transportin e drogës.

Top Channel/ 8 orë gurë, gaz e ujë në protestë. Sulmohen e digjen biznese, dëmtohen institucionet
24/10 23:28
Top Channel/ Mobilizim për zgjedhjet në Serbi, Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës: Votoni 17
24/10 23:24
Top Channel/ Boshatisen rrugët e Tiranës, qetësi në Bulevard pas ndërhyrjes së policisë
24/10 22:35
Top News – Beleri letër Kaja Kallas. ‘Të hetohet dhuna ndaj studentëve në Shqipëri’
24/10 22:08
Top Channel/ “A je mirë? Nuk po reagon”, policët godasin me shkopinj gome një qytetar në rrugë
24/10 22:05
Mbyllet protesta, policia shpërndan protestuesit/ Pamje të trishta në shesh | Breaking
24/10 21:54
Top Channel/ Digjet kioska pranë qendrës së Tiranës, protestuesit i vënë flakën dhe largohen
24/10 21:53
Top News – Bilanci i përplasjeve. Dhuna nuk kursen, gazetarë, studentë e policë të lënduar
24/10 21:38
Top News – ‘Distancohuni nga maskat e dhunshme’. Policia u bën thirrje protestuesve: S’do tolerojmë!
24/10 21:29
Top News – Dy thirrje për proteste kombëtare, PD e nis te bulevard, shkrihet me studentët te Ministria
24/10 21:28
Top Channel/Sulmohen bizneset, thyejnë xhamat e një banke të nivelit të dytë në rrugën e Kavajës
24/10 20:50
Top Channel/ U plagos një deputet. Shëndetësia: Ka protestues të lënduar dhe një gazetare
24/10 20:50
Top Channel/ Përplasje në protestë . “Luftë” në Bulevard me gurë, ujë, plumba gome dhe gaz
24/10 20:46
Top Channel/ Tetë të lënduar nga protesta. Mes tyre një deputet, protestues, gazetarë dhe policë
24/10 20:43
Top Channel/ Gurë dhe policë, boshatiset Bulevardi nga protestuesit
24/10 20:34
Top Channel/ Molotov e fishekzjarrë nga protestuesit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës
24/10 20:33
Top Channel/ Protestuesit hedhin molotov, policia gaz lotsjellës në sheshin “Skëndërbej”
24/10 20:31
Top Channel/ Nisin shoqërimet e para, polici përqafohet me të riun
24/10 20:25
Top News – Athina dhe Ankaraja shkëmbejnë replika. Emërimi i myftinjve kthehet në ‘mollë sherri’
24/10 20:00
Top channel/ Kangjëllat e trotuarëve në mes të rrugës, policia i largon
24/10 19:58