Top News/ Kurti dhe Vuçiç, ‘bashkë’ në Davos / Marrin pjesë në Forumin Ekonomik Botëror
12/01/2024 12:03

Të hënën nis punimet forumi ekonomik botëror që mbahet në davos të Zvicrës, që do të zgjasë deri më 19 janar. E sic kanë shkruar mediat kosovare, në këtë samit do të marrin pjesë edhe kryeministri i kosovës Albin Kurti dhe presidenti Serb, Aleksandër Vucic. Në fakt, lajmin e ka konfirmuar ambasadori i gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i cili ka thënë se ndjehet i gëzuar që pjesëmarrës në këtë forum do të jenë edhe Kurti dhe Vucic. “Javën e ardhshme, në Davos do të nisë Forumi Ekonomik Botëror. Me të gjitha temat kryesore të rëndësishme, ‘Arritja e sigurisë dhe bashkëpunimit në një botë të thyer’ rezonon veçanërisht për Kosovën, dialogun Kosovë – Serbi dhe të gjithë rajonin e Ballkani Perëndimor. Gëzohem që do t’i shoh të dy, Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçicin në këtë forum”, shkroi Rohde në mediat sociale. Nuk dihet nëse do të ketë një takim mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçic, pavarësisht se të dy ata kanë evituar përballjen me njëri tjetrin edhe kur janë thirrur në Bruksel në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve. Më shumë se 60 liderë të botës do të bëhen bashkë me qindra ekzekutivë biznesi dhe aktivistë në resortin zviceran të skive, në davos, të hënën, për një takim pesë ditor të përvitshëm, të forumit ekonomik botëror ku ata do të diskutojnë disa prej sfidave më të mëdha me të cilat përballet bota. Kritikët sidoqoftë thonë se samiti është një takim i super-të pasurve dhe se ai dështon të adresojë pabarazinë globale në rritje.

Top News – Miliona euro nga tregtia e armëve/Embargoja e Vuçiç ‘s’piu ujë’, kompania vijoi kontratat
18/11 13:05
Top News – “Bukë, arsim, liri”, “Jashtë amerikanët” / Greqia kujton kryengritjen studentore të 1973
18/11 12:14
Top News- Mossad zbulon komplotin / Irani përdor shqiptarët për sulme terroriste në Greqi
18/11 10:09
Top News- Theu masën e detyrimit të paraqitjes/ Lëshohet urdhër-arresti për Milan Radoiçiç
17/11 19:00
Top News – Studentët hyjnë në Parlament / Festë në Beograd, kryeministri brenda 90 ditësh
17/11 14:06
Top News – Zarf me pluhur të bardhë / Alarmi në Athinë, evakuohet Ministria e Brendshme greke
17/11 13:03
Top News-‘Greqia, rreziku më i madh i Turqisë’/Lideri i opozitës turke: Të çarmatosen ishujt në Egje
17/11 11:09
Top Channel/ Paralajmërohen protesta në Shkup, studentët shqiptarë s’i bind Venecia:Provimi në shqip
15/11 22:10
Top News- Vuçiç e pranon: Nuk mund të hyj në Kosovë pa lejen e Albin Kurtit, nuk më lë as si qytetar
15/11 14:39
Top News – Të rinjtë, trafik emigrantësh/Transportonin kinezë drejt Greqisë, 2 në pranga në Konispol
12/11 12:03
Top News – E bija fitoi me mashtrim universitetin. Greqi, jep dorëheqjen zv.ministri i ‘Mitsotakis’
12/11 10:37
Top News – Një në katër biznese ankohet. Për pengesa të mëdha dhe burokraci doganore
12/11 10:35
Top News – Ministri i Vuçiç në pranga. Serbi, arrestohet për korrupsion ish kreu i Ekonomisë
11/11 11:53
Top News- “Përshëndetje nga Shkodra e lashtë Serbe”, gjykata e Shkodrës dënon politikanin malazez
10/11 22:30
Top News – Greqi, emigrantët vdesin në stacione policie. Mbi 100 viktima nga shkeljet e…
10/11 15:18
Top News – ‘Furi’ arrestimesh në Serbi. Në pranga zyrtarë të lartë, rihapen çështje të pazbardhura
10/11 12:34
Top News – Tragjedi me emigrantët në Kretë/ Përmbysje varkash dhe erëra të forta, mbi 20 viktima
09/11 10:44
Top News – Zgjedh këshillat kombëtare të pakicave / Serbi, shqiptarët e Luginës thirren të votojnë
08/11 15:15
Top News – Atentati në Athinë. Shënjestra nga Saranda, arrestohen dy shokët e tij
07/11 13:40
Top News- Vrasje në Greqi e Shqipëri! Kapet 43-vjeçari shqiptar, dyshoeht vrasës me pagesë
06/11 22:36