Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar të premten se Republika e Kosovës është një halë të cilën presidenti rus Vladimir Putin, e sheh si pengesë për projektin e tij gjeopolitik. Deklarata erdhi në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve AFP, gjatë së cilës kreu i qeverisë së Kosovës ngriti alarmin se synimi i Putinit është ndarja edhe njëherë e sferave yë interesit dhe në këtë mënyrë Federata ruse do të synonte të kompensohej për shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik Kurti thotë se Rusia synon edhe konflikte të reja dhe se Ballkani Perëndimor në përgjithësi dhe veçanërisht Kosova janë të rrezikuara.