Top News – Kur u shfarosën 8 mijë burra…Srebrenica, ‘turpi’ i Evropës, 30 vite nga gjenocidi
11/07/2025 12:26

Në Qendrën Përkujtimore në Potoçari të Srebrenicës u varrosën të enjten shtatë viktima të gjenocidit të Srebrenicës. Më shumë se 150 mijë persona marrin pjesë në shënimin e 30-vjetorit të gjenocidit. Shumë delegacione kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Potoçari, përfshirë një delegacion nga kosova të kryesuar nga kryeministri Albin Kurti. Presidenti serb, aleksander Vucic ka reaguar ndërkohë në platformën X duke thënë se e premtja shënon 30-vjetorin e kryerjes së krimeve të tmerrshme në Srebrenicë. “Ne nuk mund të ndryshojmë të kaluarën, por mund të ndryshojmë të ardhmen. Në emër të shtetasve të Serbisë, shpesh ngushëllimet e mia për familjet e viktimave boshnjake, me binden që një krim i ngjashëm nuk do të ndodhë më kurrë”, tha Vuçiç. Vetë ai ishte ministër i informacionit nën diktatorin Slobodan Milosheviq në vitin 1995, dhe më 20 korrik 1995, ndërsa gjenocidi ishte ende në vazhdim, ai deklaroi në parlamentin e Beogradit se "për çdo serb të vrarë, njëqind myslimanë boshnjakë do të vriteshin", një deklaratë për të cilën ai ende nuk ka kërkuar falje. Serbia nuk i konsideron si gjenocid krimet e kryera në Srebrenicë dhe vetë Vuçiç ka deklaruar se do të dekorojë përfaqësuesit e shteteve që votuan kundër Rezolutës për Srebrenicën në Kombet e Bashkuara, një vit më parë. Në Qendrën Përkujtimore Srebrenicë-Potoçar janë varrosur deri më tani 6.765 persona, ndërsa rreth 250 viktima të tjera janë varrosur në vende të tjera, sipas dëshirës së familjarëve. Forcat e Ushtrisë së Republikës Sërpska, vranë rreth 8.000 burra dhe djem në Srebrenicë dhe rreth saj në korrik 1995, çfarë është cilësuar si gjenocid nga gjykatat ndërkombëtare dhe ato vendore. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë e shpalli Serbinë fajtore për mosparandalimin e gjenocidit dhe për shkeljen e obligimit për ndëshkimin e autorëve të tij. Sidoqoftë, deri më tani, bashkësia ndërkombëtare ka ofruar vetëm një kërkim falje të sinqertë për bashkëpërgjegjësinë e saj për Srebrenicën: kjo ndodhi në korrik 2022 nga qeveria holandeze. Edhe pse padyshim nuk është provuar, është shumë e mundur që bashkësia ndërkombëtare të ketë ditur për planet konkrete për spastrimin etnik në Bosnjën lindore në verën e vitit 1995 dhe t'i ketë pranuar ato në heshtje si çmim për suksesin e negociatave të paqes.

Top Channel / Protesta edhe në Greqi, Grevë në arsim ditët e ardhshme
19/10 23:25
Top News- Trafikimi i qenieve njerëzore/ DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet
17/10 15:44
Top News – Zgjerimi i BE-së, Merz ‘harron’ Shqipërinë / Përmend vetëm Malin e Zi e Moldavinë
17/10 12:25
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01
Top Channel / BE pa udhërrëfyes për Serbinë, Beogradi drejt përjashtimit nga procesi i integrimit
10/10 19:31
Top Channel/ Radojiçiç në tubimin e SNS-së, i kërkuari për sulmin në Banjskë filmohet në…
10/10 15:18
Top Channel/ Shkup, dhunë ndaj shqiptarëve! Policët godasin dy të rinj të lidhur
10/10 11:07
Top Channel/ Pamje tronditëse nga Shkupi, momenti kur katër policë dhunojnë dy të rinjtë shqiptarë
10/10 10:01
Top News – “Kokaina e liderëve” dominon Greqinë. Trump, Putin e Netanyahu logot e trafikantëve
09/10 21:00
Top News- Policët maqedonas rrahin barbarisht shqiptarët, u dëmtojnë dhe makinën
09/10 20:10
Top News – Vuçiç kërcënon shqiptarët. ‘Nuk jam budalla, s’i lejoj të bashkohen për zgjedhjet’
09/10 15:32
Top News- ‘Ishte dora e Kurtit’/ Vuçiç gjen ‘fajtorin’ e bashkimit të shqiptarëve
09/10 13:46
Top News- Goditet rrjeti prorus Rybar/ Arrestohen drejtuesit dhe tre bashkëpunëtorë në Mal të Zi
09/10 11:52
Top News- Mali i Zi pranë anëtarësimit/ Kos paralajmëron nënshkrimin e traktatit verën e ardhshme
07/10 13:13