Top News/ Kur mbyllet një epokë/ Cikalleshi, Gjasula e yjet e tjerë që lanë kombëtaret
03/09/2024 14:53

Kjo verë ka qenë shumë emotive për shumë prej futbollistëve të cilët morën vendime të vështira sic është tërheqja nga kombëtaret respektive duke mbyllur një epokë tyren në përfaqësimin e vendit në kompeticionet ndërkombëtare. Në kombëtaren shqiptare janë dy futbollistë që morën vendimin për të lënë hapësira futbollistëve të rinj. Është rasti i Sokol Cikalleshi që e mbylli karrierën e tij me 60 ndeshje me fanelën kuqezi dhe 13 gola të shënuar. Po kështu edhe Klaus Gjasula një prej protagonistëve të skuadrës sonë në Euro 2024 ku spikati me autogolin e më pas golin në sfidën me Kroacinë, pas 5 vitesh i dha fund karrierës së tij me përfaqësuesen, dy lojtarë të cilëve do t’u jemi mirënjohës për kontributin që kanë dhënë për fanelën kuqezi. Do të jetë e vështirë që të mësohemi të shohim përfaqësuesen zvicerane pa Xherdan Shaqirin. Futbollisti i Bazelit e la skuadrën Helvete pas një karriere të shkëlqyer dhe me rekordin e shënimit të paktën një goli në secilin prej 6 turneve të fundit madhor. Por kjo verë që përkoi edhe Evropianin dhe Copa America, certifikoi mbylljen e ciklit me kombëtaret edhe për shumë prej yjeve të futbollit botëror. Te Spanja, Jesus Navas u tërhoq nga kombëtarja pas triumfit në Euro 2024, ndërkohë që në palmaresin e tij, përvec kompeticionit kontinental. është edhe botërori 2010 dhe Evropiani i 2012. Te Gjermania, Manuel neuer mori vendimin për të lënë kombëtaren 4 herë kampione të botës pas 124 ndeshjesh dhe me meritë konsiderohet si një ikonë e futbollit gjerman. Triumfi i Botërorit 2014 ishte suksesi më i madh. Po te Die Mannschaft erdhi koha e lamtumirës edhe për Thomas Muller pas 131 ndeshjeve, 45 golave dhe titullit botëror të fituar në 2014. Neuer dhe Muller i bashkohet dhe Ilkay Gundogan që luante për Gjermaninë që nga 2011 për ta lënë atë pas 82 ndeshjeve e 19 golave. Angel Di María ka qenë një institucion i vërtetë te Argjentina dhe e la skuadrën kampione të botës pas 145 ndeshjeve e 31 golve të shënuar. Kulmi i karrierës së tij është titulli botëror i fituar në Katar 2022, por ai ka fituar edhe 2 Kupa të Amerikës në 2021 e 2024. Anglia pa lamtumirën e Kieran Trippier që e mbylli karrierën me Tre Luanët pas 54 ndeshjesh dhe me shijen e hidhur të humbjes së dy finaleve evropiane radhazi në Euro 2020 e 2024 Nuk ka futbollist që të ketë shënuar më shumë gola se Olivier Giroud te Franca; 57 të tillë. Sulmuesi i Los Angeles FC e la kombëtaren transalpine pas 137 ndeshjesh.

Top Channel/ Shqipëri-Finlandë, sot në Digitalb! Kuqezinjtë synojnë vendin e parë në grup
12/11 20:16
Top Channel/ Berisha rikthehet në portë, shqipëria kërkon fitoren ndaj Finlandës, formacioni i Maran
12/11 12:32
Top Channel/ Kuqezinjtë/ Prova e fundit, Shqipëria përgatitet për Finlandën, stadiumi plot dhe…
11/11 12:58
Top News- Përballjet e Kombëtares. Kuqezinjtë nisin punën, shiten biletat për sfidën me Finlandën
10/11 10:51
Top Channel/ Gara e hipizmit, Enes Brahimi triumfon në dy kategori
07/11 20:00
Top News – Kombëtarja në Nations League, Maran konfirmon tërheqjen e Balliut
06/11 16:32
Top Channel/ Fëmijët francezë vizitë në Shqipëri/Të vegjlit zhvillojnë turne së bashku me prindërit
25/10 15:31
Top News- Skandal në basketbollin grek. Arrestohet presidenti i Federatës Greke, Liolios
21/10 15:13
Top Channel/ Daja dhe i biri, nga i njëjti ekip, tani përballë, përqafimi “i fundit” përpara duelit
21/10 15:03
Top Channel/ Olsi Rama në festën e Dinamos: Nuk vij drejtor, kështu që s’e heq më Dajën nga puna
21/10 14:59
Top Channel/ Batutat në ditëlindjen e trajnerit Daja: Ky s’durohet 60 vjeç, jo 100
21/10 14:59
Top Channel/ Daja krah Irma Libohovës: Ju dua të gjithëve aktivë, përndryshe ikni në shtëpi
21/10 14:58
Top Channel/ Dinamo feston ditëlindjen e Dajës, trajneri: Merreni në dorë ju gjenerata Z
21/10 14:58
Top News – ‘E ardhmja e Shqipërisë meriton më shumë’/ Kombëtarja ngre zërin ndaj dhunës policore
18/10 14:06
Top News – Mitaj rikthehet te gjyshërit, Futbollisti viziton vendlindjen në Malësinë e Madhe
13/10 14:50
Top Channel/ Boksi, finalet nuk zhvillohen. Dhunë dhe presion, ringu “pushtohet” nga rrugaçët
12/10 15:30
Top Channel/ Vllaznia bojkoton stërvitjen pas roblemeve me pagat, skuadrat në krizë totale
08/10 20:02
Top Channel/ Shqipëria kërkon kreun sonte, San Marino në “Arenën Kombëtare”
06/10 20:31
Top Channel /Kombëtarja kërkon kthesën. Maran: Me San marinon duhet të jemi seriozë
05/10 22:56
Top News-Kombëtarja mbyll përgatitjet. Risi në listën e Maran, thirret portieri i skuadrës u21
05/10 22:41