Top News – Kundër dozës së tretë të vaksinës/OBSH-të pezullohet deri në fund të shtatorit
04/08/2021 21:39

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje për ndalje të përkohshme të programeve për dhënie të dozave përforcuese të vaksinave kundër koronavirusit, ndërkohë që vendet e varfra janë ende duke pritur të sigurojnë vaksinat. Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka kritikuar planet për dozë të tretë të vaksinës anticovid, të cilat janë duke i shqyrtuar një mori shtetesh. Ai ka thënë se programet e dozave përforcuese, të cilat janë duke u zbatuar në disa vende, duhet të pezullohen të paktën deri në fund të shtatorit, kur 10 për qind e popullsisë mund të jetë e vaksinuar. “Shtetet me të ardhura të larta kanë dhënë 100 doza vaksinash për 100 banorë. Në të njëjtën kohë, shtetet me të ardhura të vogla kanë dhënë 1.5 doza për 100 persona, sepse kanë mungesë të tyre. Ne duhet të ndryshojmë këtë gjë urgjentisht, në mënyrë që shumica e vaksinave të ndahen për vendet me më pak të ardhura, dhe jo për ato më të pasurat”, ka pohuar për mediat kreu i OBSH-së. Kjo thirrje ka ardhur ndërkohë që OBSH-ja ka raportuar se një variant i koronavirusit, i identifikuar në Peru, nuk është aq ngjitës sikurse varianti Delta. Sipas Radios Europa e Lirë, OBSH-ja ka deklaruar se u rekomandon nënave të vaksinuara, që bien në kontakt me koronavirusin, që të vazhdojnë të ushqejnë me gji foshnjat e tyre, pasi vaksina nuk përbën rrezik për fëmijët e tyre dhe se antitrupat në qumësht mund t’iu ndihmojnë për t’u mbrojtur nga infeksioni.

Top Channel/ BE teston armën kibernetike. ENISA siguron akses në Mythos 5, modeli i Anthropic
10/09 15:49
Top Channel/ Bashkimi Europian do kufizojë qiratë ditore, Airbnb rëndon krizën e strehimit
10/09 15:48
Top Channel/ Europa synon hapësirën. Macron kërkon program europian për fluturime me ekuipazh
10/09 15:48
Top Channel/ Aplikacioni që “sfidon” breshërin,sistemi paralajmëron shoferët për të mbrojtur makinat
10/09 12:26
Top Channel/ Thaçi në Hagë, Prokuroria: Tentoi të pengonte procesin, kërcënoi dëshmitarët!
10/09 11:46
Top Channel/ Vapa nuk ikën me gushtin: Muaji më i nxehtë në histori, përvëlimi vazhdon!
10/09 11:19
Top Channel/ Droni që “tmerroi” Zelensky-n, dalin detajet përse u vonua avioni!
10/09 11:13
Top Channel/ Trump për zgjedhjet e mesmandatit: Po fituan republikanët, 5.000 USD cdo amerikani!
10/09 11:01
Top Channel/ Gjermania i “shpall luftë” Rusisë? Shënjestron flotën hije ruse për sabotazh!
10/09 11:00
Top Channel/ Qindra miliarda dollarë, Trump: “Europa t`i kthejë SHBA-së paratë e Ukrainës”!
10/09 10:30
Top Channel/ “U sulmua avioni i Zelenskyt”, Kryeministri norvegjez: Për pak u rrëzua
09/09 23:23
Top Channel/ Trump: Putin do marrëveshje, por e urren Zelenskyn
09/09 23:22
Top News- Lamtumira e Mbretit Harald V! 240 mijë veta në rrugët e Oslos për të përcjell monarkun
09/09 23:20
Top News- Shënjestrohet me dron avioni i Zelenskyt, lideri i Ukrainës rrezikon jetën në Moldavi
09/09 23:01
Lajmet kryesore të ditës – Top News, 9 Shtator 2026
09/09 22:57
Top News- Plani “fshesa”, AfD zotohet se do të “shporrë” mbi një milionë refugjatë nga Gjermania
09/09 22:56
Top News- “AfD do Gjermaninë të armatosur”, Polonia “ndjen frikë”: Rrezik për Evropën
09/09 22:55
Top Channel/ Rrëfimet tronditëse të ish-partnereve të Musk: Ai mund të jetë më i rrezikshmi në botë
09/09 22:16
Top Channel/ Oficeri i policisë ekzekuton gruan e tij në Tajlandë, breshëri plumbash te vendi punës
09/09 22:15
Top News – Përplasje në Bundestag për emigrantët/ Merz akuzon AfD-në për ‘spastrim etnik’
09/09 20:45