Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dendias do të vizitojë Tiranën javën e ardshme ndërsa në fokus sipas gazetave vendase, do të jetë rritja e përpjekjeve për të ringjallur negociatat me Shqipërinë mbi përcaktimin e zonave detare. Gazeta Tovima raporton se Dendias do të zhvillojë bisedime të nivelit të lartë duke synuar rihapjen e negociatave që prej vitesh kanë mbetur të bllokuara.