Top News – ‘Kthesa epokale’ mbeti në ‘kthesë! Një vit i humbur për ushtrinë gjermane
02/03/2023 11:51

Një vit më parë kancelari gjerman, Olaf Scholz mbajti një fjalim në Bundestag, që ndoshta do të përcaktojë edhe të gjithë mandatin e tij si kancelar, ku përdori fjalën "kthesë epokale". Ai fjalim, një reagim pas fillimit të luftës në Ukrainë kishte si bazë njoftimin, se Bundesëehri gjerman do të merrte një fond të posaçëm prej 100 miliardë eurosh për armatimin. Por tani që viti ka kaluar, ushtria gjermane duket se është në të njëjtin vend ku ishte më parë. Opozita kritikon qeverinë dhe thotë se ushtria nuk ka përfituar shumë nga fondi i posacëm prej 100 miliardë eurosh. "Bundesëehri ka deficite të mëdha dhe kthesa epokale nuk ka filluar ende tek ajo", thotë një zëdhënës i CDU-së. "Trupa ka humbur një vit dhe është më dobët se në gusht 2022" – shton ai. Kryetarja e komisionit parlamentar të Mbrojtjes në Bundestag, Marie-Agnes Strack-Zimmermann kundërpërgjigjet duke thënë se në 16 vitet që qeverisi CDU/CSU nën kancelaren Merkel duke pasur edhe Ministrinë e Mbrojtjes nën vete, "nuk është bërë asgjë" për modernizimin e ushtrisë dhe më pas rendit sukseset e qeverisë së koalicionit në 1 vit: porosi të avionëve luftarakë F-35 dhe helikopterëve të rëndë nga SHBA si edhe një ofensivë digjitalizimi për modernizimin e forcave të armatosura. Ministria e Mbrojtjes bën të ditur, se janë parashikuar 30 miliardë nga 100 miliardë eurot në dispozicion për Bundesëehrin. Nga aleatët europianë, Gjermania është kritikuar se shumë porosi të mëdha i janë dhënë në SHBA. Por në fund të fundit një pjesë e madhe e këtij fondi të posaçëm do të qëndrojë në Gjermani, sepse vetë Gjermania ka një industri të fortë armatimi. Për më tepër, 100 miliardë eurot nuk mund të shpenzohen në 1 vit. Prodhimi i armatimeve me teknologji të lartë kërkon kohë. Avionët e parë luftarakë amerikanë F-35 psh do të jenë gati vetëm në vitin 2026.

Top Channel/ “Xhevahiri” që goditi SHBA. Pse është kaq i rëndësishëm për Teheranin ishulli Kharg?
14/03 23:26
Top Channel/Bagdad, sulmohet ambasada e SHBA. Teherani shton raketat kundër vendeve të Gjirit Persik
14/03 23:24
Top Channel/ Gaza, qielli bëhet portokalli. Fenomeni i stuhive të rërës ka pasoja në shëndet
14/03 22:41
Top News – Franca harton propozimin për paqe: Libani të njohë Izraelin
14/03 22:37
Top News – Sulmet gjatë natës në Teheran, Izraeli: Eliminuam 2 zyrtarë të inteligjencës iraniane
14/03 22:36
Top News – Irani breshëri raketash ndaj Izraelit, autoritetet thirrje qytetarëve: Hyni në strehimore
14/03 20:50
Top Channel/ Trump: Hormuzi mbahet i hapur. Irani sulmon ambasadën USA në Bagdad
14/03 19:45
Top News – Tym i zi e zjarr, Irani bombardon ambasadën amerikane në Irak
14/03 19:30
Top News- Kurthi i përshkallëzimit/ Lufta e Iranit jo aq e lehë për SHBA…A dështoi Trump?
14/03 19:28
Top News – Lufta në Lindjen e Mesme, mbi 3 mijë viktima në dy javë
14/03 19:21
Top News – ‘Ndaloni sulmet ndaj fqinjëve’. Tensionet në rritje, Hamasi i bën thirrje Iranit
14/03 19:17
Top Channel/“Poshtë komunizmi”, “plasin” protestat në Kubë: Digjet dega lokale e Partisë Komuniste!
14/03 15:13
Top News- Iranianët anti-regjim i kthehen Trumpit: Ju të gjithë jeni më të këqij se njëri-tjetri
14/03 15:11
Top News- Vuçiç do luftë në Ballkan, përdor aleancën Kroaci-Shqipëri-Kosovë si tezë
14/03 15:09
Top Channel/ Lufta e Iranit, sa rrezikohet Ballkani? Eksperti: Kosova preket më shumë se Shqipëria!
14/03 15:02
Top News- SHBA ndërmerr sulmin më të madh, ‘fshin’ nga harta bazën iraniane, por jo naftën
14/03 14:25
Top News- Irani ‘i tregon dhëmbët’ Trump: Nëse sulmon ishullin do shkatërrojmë çdo gjë
14/03 14:14
Top News- SHBA shënjestron ishullin “e florinjtë” të Iranit, Trump jep ultimatumin e fundit
14/03 13:59
Top Channel/ Misteri i Banksy-t, Reuters gjurmon identitetin e artistit që tronditi botën e artit
14/03 12:30
Top Channel/ “Dritëza”, shfaqja në Eksperimental fton fëmijët të zbulojnë dritën e tyre të brendshme
14/03 12:29
DIGITALB DIGITALB