Top News – Kriza e karburantit në Britani / Johnson angazhon ushtrinë për furnizimet
28/09/2021 10:58

Qeveria britanike e ka angazhuar ushtrinë si pjesë e angazhimeve për të zgjidhur krizën e furnizimit me karburante. Britanikët u përfshinë nga një panik i blerjes së shpejt, për shkak të informacioneve për mungesën e shoferëve të cisternave që furnizojnë pompat e karburanteve. Shumë pompa në të gjithë vendin mbeten pa furnizime për shkak të blerjes nga paniku. Njerëzit mendonin se nuk do të ketë furnizime të karburanteve për shkak të pamundësisë së transportit, pavararësisht se rafineritë kishin sasi të mjaftueshme. Rreth 150 drejtues cisternash ushtarakë do të përgatiten për të furnizuar me karburante pompat. "Angazhimi i personelit ushtarak do t'i sigurojë zinxhirit të furnizimit kapacitet shtesë si një masë e përkohshme për të ndihmuar në lehtësimin e presioneve të shkaktuara nga rritja e kërkesës së për karburant", tha Sekretari britanik i Biznesit, Këasi Këarteng. Vlerësohet se Britanisë së Madhe i mungojnë më shumë se 100,000 shoferë kamionësh e cisternash, duke i shkaktuar probleme disa industrive, përfshirë furnizuesit e ushqimit dhe supermarketet. Si masë për të zgjidhur krizën, Qeveria tashmë ka lehtësuar politikat e rrepta të emigracionit pas Brexitit, duke ofruar heqje vizash afatshkurtra për shoferët e kamionëve të huaj. Operatorët e karburantit, përfshirë Shell, BP dhe Esso, thanë se kishte "shumë karburant" në rafineritë britanike. "Ne u bëjmë thirrje të gjithëve që të blejnë karburant si zakonisht", shtuan ata në një deklaratë të përbashkët. Kritikët fajësojnë mungesën e veprimit të qeverisë në trajtimin e mungesave të shoferëve të kamionëve pas largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian në janar dhe pandemisë së koronavirusit, gjatë së cilës shumë shoferë të huaj u larguan nga vendi. Mungesa e shoferëve gjithashtu ka bërë që njerëzit të blejnë më shumë ushqim dhe gjësende tjera edhe nga frika se gjatë festës së Krishtlindjeve nuk do të ketë furnizim të bollshëm.

Top Channel/ Trump trondit Japoninë dhe Korenë e Jugut, vendimi i fundit
07/07 23:20
Top Channel/ Fundi tragjik i ish-ministrit rus! Pse presidenti Putin e largoi Starovoit nga detyra?!
07/07 23:18
Top Channel/ Vetëvr*sja që tronditi Moskën, a ishte ministri i Putinit i përfshirë në një skandal?
07/07 23:18
Top channel/ Thellohet tragjedia në Teksas, 95 viktima nga përmbytjet
07/07 23:13
Top News- Trump “godet” Korenë e Jugut dhe Japoninë, zbulon tarifat e reja
07/07 23:05
Top News- Pengu i Hamasit rrëfen tmerrin në robëri, thirrje të fortë për Trump
07/07 23:04
Top Channel/ U shkarkua nga Putin, ministri rus i merr jetën vetes pak orë pas largimit nga posti
07/07 19:53
Top Channel/ Lufta me flakët dhe nxehtësia përvëluese… Greqia gjen zgjidhjen, urdhër: Mos punoni
07/07 18:08
Top Channel/ Teksasi nën alarm! Përmbytjet morën përpara çdo gjë, nuk dihet fati i të zhdukurve
07/07 18:07
Top Channel/ “Do të kemi një marrëveshje këtë javë”, Trump takim kokë më kokë me Netanyahun
07/07 18:05
Top Channel/ Gatoi kërpudhat helmuese për të vr*rë familjarët e ish-burrit, shpallet fajtore gruaja
07/07 18:03
Top Channel/ I nxehti ekstrem, Greqia “fal pushime”: Mos dilni në punë!
07/07 15:25
Top News-‘Lumi i vd*kjes’ u fry 9 m në 1 orë/ Video rrënqethëse, ‘tërbimi’ që mori 80 jetë njerëzish
07/07 15:12
Top News – Partia e tretë, e dënuar me dështim / Musk, mes elefantit republikan e gomarit demokrat
07/07 15:05
Top News – Vr*sësja e kërpudhave shpallet fajtore / Helmoi vjehrrën e vjehrrin, pritet dënimi
07/07 15:01
Top News – 1 mijë raketa e dronë çdo ditë / Putin godet ashpër Ukrainën, sfidon Trumpin
07/07 15:00
Top News – Prishet treni me destinacion Londrën…800 pasagjerë të bllokuar në Francë për 9 orë
07/07 14:57
Top Channel/ Ky do të jetë shansi i fundit për Gazën? A do ta ulë hundën Netanyahu
07/07 14:37
Top News – SHBA heq dorë nga Ukraina…’Nuk është më prioritet’, cilat janë rreziqet
07/07 12:19
Top News – Netanyahu shkon tek Trumpi / Shpresa për armëpushim në Rripin e Gazës
07/07 12:19