Top News – ‘Krimeja do t’i mbetet Rusisë’ / Trump tradhëton Ukrainën: Fajtore për fillimin e luftës
25/04/2025 14:32

Në një intervistë për revistën TIME, të botuar të premten por të zhvilluar më 22 prill, presidenti amerikan, Donald Trump, fajësoi Ukrainën për fillimin e luftës. "Mendoj se ajo që shkaktoi fillimin e luftës ishte fakti që ukraina nisi të flasë për anëtarësimin në NATO", tha ai. Planet e paqes që Trump po ndjek do t'i jepnin Vladimir Putinit rreth 20% të territorit ukrainas, sipas raportimeve më të fundit ndërkohë që për revistën Time, trump konfirmoi se "Krimea do të qëndrojë me Rusinë", duke iu referuar gadishullit të aneksuar në mënyrë të paligjshme nga Rusia në vitin 2014. Në shkrimin e gjatë me rastin e 100 ditëve të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Times thekson se presidenti biznesmen, ka të ngjarë të mbahet mend për përmbysjen e madhe të politikës së jashtme amerikane, duke u armiqësuar me aleatët e NATO-s dhe duke mbajtur anën e Rusisë në luftën e saj me Ukrainën. Trump krenohet në intervistë se ka mobilizuar evropianët për të kontribuar më shumë në sigurinë e tyre dhe ka çuar përpara paqen mes Izraelit dhe disa fqinjëve arabë në mandatin e tij të parë. Ai shpreson të bëjë përparim të mëtejshëm në këtë front të fundit në një udhëtim të planifikuar në Lindjen e Mesme. Ai, shkruan Times, ndihet më i sigurt, më ambicioz, më pak i kufizuar sesa në mandatin e tij të parë si Komandant i Përgjithshëm. “Herën e kaluar po luftoja për mbijetesë”, i thotë ai revistës. “Këtë herë po luftoj për botën”.

Top News – 600 atentate dhe çmendi mijëra gra, komandanti i fundit guerril që donte të vriste CIA
25/11 18:46
Top News – Gratë do të quhen ‘Bibi’. Talibanët u heqin emrat nga dokumentet zyrtare
25/11 18:14
Top News – Jo simbole fetare në sallat e gjyqit/ Danimarka zgjeron kufizimet për shaminë islame
25/11 17:41
Top News- Pas anijeve, sulmon bazën ajrore/ Ukraina shkatërron pesë avionë në Rusi
25/11 17:37
Top Channel/ Femicidi, Kombet e Bashkuara: “Shtëpia, vendi më i rrezikshëm për gratë”!
25/11 15:32
Top News – Boris Johnson ‘trazon’ Kremlinin / Kërkon trupa perëndimore në Ukrainë, ‘forcë simbolike’
25/11 15:19
Top News – Trump zemërohet sërish / Rrit tarifat për BE e Kinën, 16 ekonomi në shënjestër
25/11 15:09
Top News – Libia ‘i shpall luftë’ Ukrainës / Ushtria e Haftarit ‘do hakmerret’: Në kohën e duhur
25/11 14:59
Top News – 700 mijë ushtarë rusë të vrarë / Kremlini hedh poshtë raportet: Vetëm ne e dimë!
25/11 14:58
Top News – Trump ‘fal’ gjelat e detit / Quheshin Liria dhe Pupla, ‘u kursehet jeta…’
25/11 14:52
Top News- Tentuan të vidhnin rezidencën e Princit William/Arrestohen dy shqiptarë në Britani
25/11 13:39
Top News – ‘Rusia kërkon më shumë se Ukraina’ / Merz paralajmëron Evropën: Kërcënim në rritje
25/11 13:37
Top Channel/ Ambasadori iranian në Romë: Duam paqen, jo bombën atomike- Europa të na ndihmojë!
25/11 13:14
Top News – Magyar e Zelenski luajnë volejboll / ‘Miqësia me Putinin nuk të çon askund’
25/11 13:05
Top News – ‘Largohuni shpejt nga Irani!’ Lufta nis shpejt, SHBA paralajmëron qytetarët
25/11 13:05
Top News – Dallgë 9 metra të larta dhe batica / Përmbytje deri në një metër, Kalifornia në ‘ankth’
25/11 13:04
Top News – ‘Ukraina shkeli sovranitetin e Libisë’ / Italia qorton Kievin për sulmet mbi anijet ruse
25/11 13:04
Top Channel/ SHBA, thirrje qytetarëve amerikanë: Largohuni nga Irani, konflikti do përshkallëzohet!
25/11 12:23
Top Channel/ Arrestohen dy shqiptarë në Angli: Tentuan të grabisnin rezidencën e Princit William!
25/11 12:17
Top Channel/”Hakmarrja e pashmangshme”, Putin: “Ukraina do t`i paguajë sulmet ndaj rafinerive tona”!
25/11 11:49