Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në mungesë për krime lufte ndaj dy shtetasve serbë. Ata akuzohen se gjatë periudhës 1998 – 1999 në Gjakovë, në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, kanë shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare, duke marrë pjesë në vrasje, keqtrajtime, arrestime, vjedhje dhe shkatërrime të pasurisë të popullsisë civile shqiptare.