Shumica e bizneseve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, mbështesin fuqishëm lehtësimin e tregtisë dhe eliminimin e pengesave administrative e doganore mes vendeve fqinje, tregojnë të dhënat e Barometri Rajonal të Këshilli të Bashkëpunimit Rajonal. Në Kosovë, tregtia rajonale shihet si një nga shtyllat kryesore për zhvillimin e sektorit privat. Sipas të dhënave, 60 për qind e bizneseve kosovare e konsiderojnë heqjen e barrierave tregtare si “shumë të rëndësishme”, ndërsa 11 për qind të tjera e vlerësojnë “të rëndësishme”. Në raport, evidentohet edhe skepticizëm te një pjesë e bizneseve në Kosovë.