Top News – Kosova pa president/ Takohen Vjosa Osmani dhe Hoti
09/11/2020 12:32

Kryetarja e parlamentit te Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po ushtron përkohësisht detyrën e presidentes është takuar në zyrën e saj me kryeministrin e vendit, Avdullah Hoti. Takimi vjen pak ditë pas arrestimit dhe konfirmimit të aktakuzës ndaj ish presidentit, Hashim Thaçi, I cili menjëherë pas kësaj dha dorëheqjen nga posti. Ende nuk ka një emër të ri I cili të diskutohet si zëvëndësuesi i Thaçit në krye të shtetit. Vjosa Osmani mund të qëndrojë në këtë post për gjashtë muaj në rast se nuk arrihet të votohet në Kuvend një president i ri. Nëse edhe pas këtij afati, kreu I shtetit nuk zgjidhet atëherë Kosova mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Partnerët e koalicionit qeveritar në Kosovë, pohuan dy ditë më parë se ende nuk e nuk kanë diskutuar dhe nuk kanë ndonjë plan konkret për zgjedhjen e presidentit të ri. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk e sheh të ngutshme këtë çështje, edhe pse këmbëngul se kandidati i saj, Ramush Haradinaj është opsioni i vetëm. Haradinajn ndërkohë e refuzon partneri më i madh i koalicionit, Lidhja Demokratike e Kosovës. Ndërsa subjekti kryesor opozitar në Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, konsideron se vendit i duhen zgjedhje të reja, prej të cilave të dalë siç thotë, një qeveri, e cila të gëzojë mbështetje dhe legjitimitet prej shumicës së qytetarëve.

Top News- “Ishte shtrigë!”, shqiptari vret gruan me pistoletë e më pas e godet me kaçavidë
13/11 21:45
Top Channel/ Debati për ilaçet në Kosovë, ministri pranon mungesën e barnave!
13/11 17:46
Top Channel/ BE mesazh Kosovës për Specialen, shpreh shqetësim për ndryshimet e ligjit
12/11 21:41
Top News – 150 mijë lodra të rrezikshme/ Produktet kineze bllokohen në Kosovë, do të asgjësohen
12/11 10:36
Top Channel/ Kritikat për progresin e Kosovës, debat i fortë në Kuvend mes opozitës dhe qeverisë
11/11 19:56
Top Channel/ Kosovë, ndalohen 150 mijë lodra me rrezik. Do kthehen në Kinë ose do të shkatërrohen
11/11 19:53
Top Channel/ Kurti takohet me Sorensen në Paris, kërkoi njohje reciproke nga Serbia
11/11 19:46
Top News – Vrasja tragjike e Arlinda Zekajt/ Tre ekspertë do të angazhohen për të zbardhur ngjarjen
11/11 15:13
Top News – ‘Fluturojnë’ çmimet në Kosovë. Qeveria ngre duart: Shkak luftërat në Ukrainë e Iran
11/11 15:13
Top News – Një bioinxhinier për Kosovën. Trump nominon ambasadorin e ri të SHBA në Prishtinë
11/11 10:19
Top Channel/ Kurti nga Parisi: Serbia ta njohë Kosovën
10/11 22:21
Top News – Të shtëna me armë në Gjakovë/ Plagosen dy persona, arrestohet autori i dyshuar
10/11 22:15
Top Channel/ 15 vjet në pritje të drejtësisë, nis gjyqi për vrasjen e Diana Kastratit në Kosovë
10/11 12:22
Top Channel/ Asociacioni rikthen debatin, Rashiç sheh mundësi pas zgjedhjeve në Serbi
09/11 23:32
Top News – Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Kamberi: Koalicioni mori 10 mandate, të parët…
09/11 13:20
Top News – Punëtorët e hekurudhës në grevë. Paralizohet Kosova, kërkohet rritje e rrogave
09/11 11:33
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top News- PDK-ja në udhëkryq analistët: Grupet e interesit mund të ndikojnë garën për kryetar
08/11 14:56
Top Channel/ Tetë gra të vrara në 2026 në Kosovë, protestuesit kërkojnë shkarkime dhe ndjekje penale
07/11 19:31
Top News – Jo bashkëpunim me Listën, por… Studentët nuk ndërpresin fondet për serbët e Kosovës
07/11 16:00