Top News – Komandanti i KFOR-it në Beograd / Takon shefin e ushtrisë serbe, për çfarë diskutuan
20/09/2023 14:23

Gjeneralmajor Angelo Michele RISTUCCIA, komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, takoi në Beograd gjeneralin Milan Mojsilovic, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe. Sipas një deklarate të KFOR, ata diskutuan për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rëndësinë e ndërveprimit dhe bashkëpunimit efektiv ndërmjet komandantit të KFOR-it dhe shefit të mbrojtjes serbe. Komandanti i KFOR-it nënvizoi situatën e brishtë dhe falënderoi gjeneralin Mojsilovic për bashkëpunimin. Ristuccia takoi në beograd edhe ambasadorët e BE-së dhe QUINT-it, nën kujdesin e ambasdorit italian atje. Këta të fundit shprehën vlerësimin e tyre për punën jetike të KFOR-it në ndërtimin e një mjedisi të sigurt dhe sigurimin e lirisë së lëvizjes në Kosovë për të gjitha komunitetet, bazuar në mandatin e tij të OKB-së. Ndërsa duke folur për mediat serbe, komandanti i KFOR tha se misioni i tij është në menaxhim të përhershëm të krizave ndërsa sulmet e paprovokuara mbi trupat e NATO-s në veri të kosovës, më 29 maj të këtij viti, ishin edhe momenti më i tensionuar në dekadën e fundit. Sipas komandantit italian të KFOR-it, vetëm një zgjidhje politike mund të sjellë paqe dhe stabilitet të pakthyeshëm në rajon. “Kjo është arsyeja pse NATO vazhdon të mbështesë plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe përpjekjet e tjera që synojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, tha gjeneralmajor RISTUCCIA.

Top News – Miliona euro nga tregtia e armëve/Embargoja e Vuçiç ‘s’piu ujë’, kompania vijoi kontratat
18/11 13:05
Top News – “Bukë, arsim, liri”, “Jashtë amerikanët” / Greqia kujton kryengritjen studentore të 1973
18/11 12:14
Top News- Mossad zbulon komplotin / Irani përdor shqiptarët për sulme terroriste në Greqi
18/11 10:09
Top News- Theu masën e detyrimit të paraqitjes/ Lëshohet urdhër-arresti për Milan Radoiçiç
17/11 19:00
Top News – Studentët hyjnë në Parlament / Festë në Beograd, kryeministri brenda 90 ditësh
17/11 14:06
Top News – Zarf me pluhur të bardhë / Alarmi në Athinë, evakuohet Ministria e Brendshme greke
17/11 13:03
Top News-‘Greqia, rreziku më i madh i Turqisë’/Lideri i opozitës turke: Të çarmatosen ishujt në Egje
17/11 11:09
Top Channel/ Paralajmërohen protesta në Shkup, studentët shqiptarë s’i bind Venecia:Provimi në shqip
15/11 22:10
Top News- Vuçiç e pranon: Nuk mund të hyj në Kosovë pa lejen e Albin Kurtit, nuk më lë as si qytetar
15/11 14:39
Top News – Të rinjtë, trafik emigrantësh/Transportonin kinezë drejt Greqisë, 2 në pranga në Konispol
12/11 12:03
Top News – E bija fitoi me mashtrim universitetin. Greqi, jep dorëheqjen zv.ministri i ‘Mitsotakis’
12/11 10:37
Top News – Një në katër biznese ankohet. Për pengesa të mëdha dhe burokraci doganore
12/11 10:35
Top News – Ministri i Vuçiç në pranga. Serbi, arrestohet për korrupsion ish kreu i Ekonomisë
11/11 11:53
Top News- “Përshëndetje nga Shkodra e lashtë Serbe”, gjykata e Shkodrës dënon politikanin malazez
10/11 22:30
Top News – Greqi, emigrantët vdesin në stacione policie. Mbi 100 viktima nga shkeljet e…
10/11 15:18
Top News – ‘Furi’ arrestimesh në Serbi. Në pranga zyrtarë të lartë, rihapen çështje të pazbardhura
10/11 12:34
Top News – Tragjedi me emigrantët në Kretë/ Përmbysje varkash dhe erëra të forta, mbi 20 viktima
09/11 10:44
Top News – Zgjedh këshillat kombëtare të pakicave / Serbi, shqiptarët e Luginës thirren të votojnë
08/11 15:15
Top News – Atentati në Athinë. Shënjestra nga Saranda, arrestohen dy shokët e tij
07/11 13:40
Top News- Vrasje në Greqi e Shqipëri! Kapet 43-vjeçari shqiptar, dyshoeht vrasës me pagesë
06/11 22:36